Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

Press Online15 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

“Aplikacioni ynë evropian”, i testuar në pesë shtete anëtare, përfshirë Italinë, për verifikimin e moshës është teknikisht gati dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për qytetarët dhe ky aplikacion do t’u mundësojë përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre kur hyjnë në platformat online, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Ata që duhet t’i rrisin fëmijët janë prindërit, jo platformat”, shtoi ajo.

“Vjeshtën e kaluar… u angazhova për ta bërë botën online më të sigurt për fëmijët. Ne e dimë se teknologjia digjitale mund t’u ofrojë fëmijëve mundësi të jashtëzakonshme, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se këto përfitime shoqërohen me rreziqe kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, shpjegoi ajo.

Duke folur për aplikacionin, Von der Leyen theksoi se “është i lehtë për t’u përdorur, e shkarkoni aplikacionin, e konfiguroni me pasaportën ose kartën tuaj të identitetit. Më pas, vërtetoni moshën kur hyni në shërbimet online”.

“Ai përmbush standardet më të larta të privatësisë në botë. Përdoruesit do të vërtetojnë moshën e tyre pa zbuluar asnjë informacion tjetër personal. Me fjalë të thjeshta, është plotësisht anonim dhe përdoruesit nuk mund të gjurmohen”, tha ajo.

Aplikacioni gjithashtu “funksionon në çdo pajisje: telefon, tablet, kompjuter dhe është plotësisht me kod të hapur”, çka sipas saj  “do të thotë se edhe vendet partnere mund ta përdorin”.

“Platformat online mund të mbështeten lehtësisht te aplikacioni ynë për verifikimin e moshës. Pra, nuk ka më justifikime. Evropa ofron një zgjidhje falas dhe të lehtë për t’u përdorur që mund të mbrojë fëmijët tanë nga përmbajtjet e dëmshme dhe të paligjshme”, theksoi ajo.

Previous Article“Do të thosha se je gay, por…”, ish banorja e BBVA shpërthen ndaj Arjan Konomit
Next Article Sheqeri në gjak jashtë kontrollit? Këto ushqime ‘magjike’ mund të ndryshojnë gjithçka!

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.