Me çështjen e titullit praktikisht të zgjidhur, gjithnjë nëse nuk do të ketë ndonjë ‘harakiri’ të Interit, vëmendja në javët e fundit e Serie A do të jetë e përqendruar te gara pës zonën Champions me 4 skuadra që luftojnë mes tyre për 2 vende(Napoli me 8 pikë para vendit të pestë është praktikisht brenda).
Klasifikimi thotë diçka, por jo gjithçka sepse në 63 pikët e Milanit të vendit të tretë ka një lodhje të dukshme ndërkohë që duken se janë mirë si Juventus i vendit të katërt me 60 pikë ashtu edhe Como në të pestin me 58 pikë. Me alternime është Roma e Gasperinit me 57 pikë që gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar. Por çfarë thotë kampionati deri në fundin e kampionatit
Në lojë janë edhe 18 pikë dhe kuota matematikore thotë për 76 pikë, por ndoshta do të mjaftojnë edhe më pak. Por kaq mjafton që të kuptosh se hapësira për të gabuar është shumë e vogël. Ajo që nuk mund të gabojë asgjë është me siguri Roma e cila që raundin e ardhëm ka një ndeshje delikate në shtëpi me Atalantën, ndërsa javën pasardhëse do të luajë në Dall’Ara ndaj Bolognas. Por në 26 prill është dita e Milan-Juventus. Ndoshta nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por do të thotë shume sidomos sepse kuqezinjtë(3 humbje në 4 ndeshjet e fundit) janë ata që janë më dobët në aspektin fiziko-motivacional edhe pse janë në një pozicion më të mirë në klasifikim



