Klubi i njohur italian piketon Shpendin për të përforcuar sulmin, ka interesim edhe nga Premier Liga

featured
Press Online
11 Prill 2026, 20:47

Kristjan Shpendi është një nga futbollistët më të përfolur në Serinë B. Edhe këtë sezon, sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit, duke treguar kështu vazhdueshmëri në formën e tij. Lojtari i Çezenës ka tërhequr vëmendjen e mjaft klubeve italiane dhe jo vetëm.

Së fundmi është Palermo klubi që është interesuar për shërbimet e tij. Sipas “TuttoCesena.it”, drejtuesit e Palermos kanë piketuar Shpendin për të përforcuar sulmin e tyre. Skuadra siçiliane momentalisht renditet e 4-ta në Serinë B, teksa ende është në garë për vendin e 2-të, i cili mund t’i sigurojë një kualifikim në Serinë A në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë gara për kartonin e Kristjan Shpendit është e fortë, teksa Parma, Lacio, Uest Hemi dhe Kristal Palasi janë duke e mbajtur nën vëzhgim 22-vjeçarin shqiptar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.