Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi spanjoll u bë lojtari më i ri që arrin të kontribuojë në 25 gola në këtë kompeticion, duke lënë pas francezin Kylian Mbappe.
Barcelona triumfoi 4-1 ndaj Galatasarayt në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Kampionëve, ndërsa Yamal ishte një nga protagonistët kryesorë të takimit.
19-vjeçari dhuroi dy asistime brenda pak minutash, fillimisht për Fermin Lopez në minutën e 50-të dhe më pas për Anthony Gordon në minutën e 53-të.
Me këto dy pasime vendimtare, talenti katalanas e çoi në 26 numrin e kontributeve në gola në historinë e tij në Champions League, me 12 gola të shënuar dhe 14 asistime të regjistruara.
Yamal e arriti këtë shifër në moshën 19 vjeç e 92 ditë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Kylian Mbappe. Sulmuesi francez kishte arritur kuotën e 25 kontributeve në gola në moshën 20 vjeç e 306 ditë.


