Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

26 Nëntor 2026

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Merz thirrje Izraelit: Ndalni sulmet në Liban

Press Online9 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje Izraelit të ndalë menjëherë sulmet ushtarake në Liban dhe ka paralajmëruar se përshkallëzimi rrezikon të dëmtojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm mes SHBA-së dhe Iranit

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Merz shprehu shqetësim të thellë për situatën në Libanin jugor dhe tha se Gjermania po punon me partnerët evropian dhe rajonal për përpjekje diplomatike për de-përshkallëzimin e konfliktit.

“Intensiteti me të cilin Izraeli po zhvillon luftën atje mund të bëjë që procesi i paqes në tërësi të dështojë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Për këtë arsye, dje, së bashku me krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, i kërkova qeverisë izraelite të ndalë sulmet e intensifikuara”, tha Merz.

Merz tha se është në kontakt personal me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me zhvillimet. Ai shtoi se ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, dje ka biseduar dy herë me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, për të përcjellë qëndrimin e Berlinit.

“Si në javët e fundit, ne po koordinohemi ngushtë dhe vazhdimisht me partnerët tanë në Evropë dhe rajon”, shtoi ai.

Dje, Izraeli kreu një nga sulmet më të mëdha në Liban, që nga fillimi i ofensivës ushtarake kundër Hezbollahut në fillim të muajit të kaluar. Sipas Mbrojtjes Civile të Libanit, sulmet vranë të paktën 254 persona dhe plagosën 1.165 të tjerë.

Përshkallëzimi ka rritur frikën për një riokupim të mundshëm izraelit të Libanit jugor, që potencialisht mund të shtrihet deri në lumin Litani.

 

Previous Article“Nuk ka nevojë të dal në..” – Gjyste Vulaj bën postimin e papritur për Brikenën
Next Article U.d. presidentja Haxhiu bleu këpucë 58 euro në Prishtina Mall, mediat bëjnë propagandë gjoja i bleu 1200 euro (FOTO)

Lajme të ngjashme

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat tregtare në Europë, BE kundër uljeve të rreme dhe ofertave mashtruese

26 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja thellësisht e ndarë për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën

26 Nëntor 2026 GLOBI

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për 1.725 të zhdukurit

26 Nëntor 2026 GLOBI

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

26 Nëntor 2026 GLOBI

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

26 Nëntor 2026 GLOBI

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe…

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të…

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

Press Online26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Edhe në vendin ku bëhen mbi 10 milionë dasma në vit, ky…

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat tregtare në Europë, BE kundër uljeve të rreme dhe ofertave mashtruese

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë…

BE-ja thellësisht e ndarë për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian patën vështirësi të enjten për të kapërcyer dallimet…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.