Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

BE-ja thellësisht e ndarë për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën

26 Nëntor 2026

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për 1.725 të zhdukurit

26 Nëntor 2026

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për 1.725 të zhdukurit

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Parlamenti Evropian ka miratuar sot në Strasburg një rezolutë kushtuar 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të qytetit kroat të Vukovarit, duke i bërë thirrje Serbisë të hapë arkivat shtetërore për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Rezoluta, e para që i kushtohet posaçërisht vuajtjeve të këtij qyteti kroat, u iniciua nga eurodeputeti kroat Karlo Ressler nga HDZ-ja dhe Partia Popullore Evropiane (EPP). Në dokument theksohet se kujtesa për Vukovarin nuk i përket vetëm Kroacisë, por gjithë Evropës.

Rezoluta shpreh nderim për viktimat e Vukovarit dhe përmend krimet e kryera në fermën e Ovçarës, në kampet e burgimit të ngritura nga Ushtria Popullore Jugosllave (JNA), si dhe në qendrën Velepromet, ku u mbajtën të burgosur gjatë luftës. Ai përmend gjithashtu fjalimin e Slobodan Millosheviqit në Gazimestan më 1989 dhe konceptin e “Serbisë së Madhe”, si dhe kërkimfaljen e ish-presidentit serb Boris Tadiq në Ovçara më 2010.

Serbisë, sipas rezolutës, i kërkohet të hapë arkivat për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Kroacia ende kërkon 1.725 persona të zhdukur nga lufta, ndërsa në tekstin përfundimtar është përfshirë edhe pritja e familjeve të personave të zhdukur, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, për të marrë përgjigje.

Parlamenti Evropian në rezolutë gjithashtu ka thënë se dënon fuqishëm çdo formë të mohimit, minimizimit apo glorifikimit të krimeve të luftës. Në këtë kontekst, në rezolutë përmenden edhe nderimet e bëra për Ratko Mlladiqin gjatë varrimit të tij në Beograd në shtator të këtij viti.

Rezoluta u miratua pas tërheqjes së një propozimi alternativ nga grupi liberal, të paraqitur nga eurodeputeti austriak Helmut Brandstatter. Organizatat joqeveritare nga Kroacia dhe rajoni e kishin mbështetur atë version, pasi u bënte thirrje të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Kosovën, të bashkëpunonin për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Në Kosovë 1.579 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur nga lufta e fundit.

Votimin nga galeria e Parlamentit Evropian e ndoqën banorë të Vukovarit, familjarë të personave të zhdukur dhe të vrarë, si dhe ish-të burgosur të kampeve, të cilët kishin udhëtuar në Strasburg me ftesë të Resslerit.

Rezoluta kishte nxitur reagime edhe në Serbi para votimit. Studentët që po zhvillojnë protesta dhe bllokada atje e kundërshtuan dokumentin, duke pretenduar se ai nuk i merr parasysh viktimat serbe.

Previous Article“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!
Next Article BE-ja thellësisht e ndarë për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën

Lajme të ngjashme

BE-ja thellësisht e ndarë për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën

26 Nëntor 2026 GLOBI

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

26 Nëntor 2026 GLOBI

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

26 Nëntor 2026 GLOBI

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

26 Nëntor 2026 GLOBI

SERBI – Çupiç shpall zgjedhjet presidenciale për më 27 dhjetor

26 Nëntor 2026 GLOBI

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

BE-ja thellësisht e ndarë për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian patën vështirësi të enjten për të kapërcyer dallimet…

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për 1.725 të zhdukurit

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Parlamenti Evropian ka miratuar sot në Strasburg një rezolutë kushtuar 35-vjetorit të…

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Kevin Kodra, është takuar së fundmi me…

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje!

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje jashtë gjykatës, duke…

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.