Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tre ambasadorë të rinj raportuan para Kuvendit! Zendeli shkon në Danimarkë, Blazhevski në Ukrainë, ndërsa Trpevski në Shqipëri

Press Online7 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vele Trpevski, të cilit kjo do t’i jetë mandati i dytë si ambasador në Shqipëri, pjesën përshëndetëse të fjalimit të tij e tha në gjuhën shqipe. “Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim në çdo sferë, veçanërisht duke qenë se të dyja vendet angazhohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore” – tha ai.

“Si fqinjë nuk kemi çështje të hapura, natyrisht, bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej përmes integrimit tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimit të përbashkët në NATO dhe bashkëpunimit që e shënojmë në këtë drejtim. Shtesë e rëndësishme është se kemi filluar procesin e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, një proces që ka nisur në vitin 2017”, tha Vele Trpevski – Ambasador në Republikën e Shqipërisë.

Thellimi i marrëdhënieve politike dhe bashkëpunimit ekonomik, më pas forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, mbajtja e komunikimit të rregullt me institucionet daneze, inicimi i takimeve në fusha që janë me interes të përbashkët për të dyja vendet, angazhimi i diasporës, janë pjesë e prioriteteve që i paraqiti ambasadori i ardhshëm i vendit në Mbretërinë e Danimarkës, Fadil Zendeli.

“Danimarka jep mbështetje për perspektivën evropiane të vendit tonë dhe reformat që janë shumë të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Qëndrimi zyrtar i Danimarkës është se vendet aspirante për Bashkimin Evropian që i kanë përmbushur kriteret e Kopenhagës duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Fadil Zendeli – Ambasador në Danimarkë.

Nikolla Blazhevski pret që angazhimi i tij i ardhshëm diplomatik në Ukrainë të jetë me shumë sfida për shkak se ai vend përballet me agresionin rus dhe deri atëherë ai do të jetë ambasador jorezident. Blazhevski thotë se përveç avancimit të marrëdhënieve të ndërsjella, shumë e rëndësishme është të ndiqet edhe mënyra se si Ukraina do ta afrojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, veçanërisht për shkak të problemeve që ajo ka me pothuajse të gjithë fqinjët e saj perëndimorë, të cilët janë anëtarë të BE-së.

“Veçanërisht do të jetë interesante të ndiqen modalitetet e mundshme që Bashkimi Evropian do t’i propozojë në procesin e integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, e që do të vlejnë edhe për vendet e tjera kandidate. Do të jetë vërtet interesante të ndiqet kjo çështje, pasi Ukraina me disa nga fqinjët e saj ka, ndoshta jo çështje të hapura, por tema që në momente të caktuara mund të jenë të diskutueshme dhe ndoshta të keqpërdorura”, theksoi Dimitar Blazhevski – Ambasador në Ukrainë.

Përndryshe, në pritje për t’u dërguar në përfaqësitë diplomatike janë 9 ambasadorë. Njëri prej tyre është ish-ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani, i cili pritet të shkojë si ambasador në selinë e NATO-s në Bruksel. Përfaqësues të rinj diplomatikë vendi do të ketë edhe në Londër dhe Hagë, ndërsa pritet të dërgohen edhe dy përfaqësues të tjerë në konsullatat në Melburn dhe Athinë.

Previous ArticleShtëpia e Bardhë mohon përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit
Next Article Rama: Çliruam punonjësit e shtetit nga kthetrat e politikës, për herë të parë administrata filloi të funskionojë

Lajme të ngjashme

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.