Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kylian Mbappe pa filtra: Kisha vendosur të lija kombëtaren, PSG, tripletë pa mua, s’kam asnjë pendesë…

Press Online6 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kylian Mbappe nuk flet shpesh, por kur e bën, deklaratat e tij nuk janë thuajse kurrë të parashikueshme. Kështu ndodhi edhe në bashkëbisedimin e gjatë që ai pati në podcastin ‘The Bridge’ të shokut të tij të skuadrës kombëtare dhe Realit të Madridit, Aurelien Tchouameni.

Ylli francez i futbollit foli për shumë tema; që nga largimi nga PSG e deri te Lionel Messi

‘Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren-ishte zbulimi më shokues i Mbappe-kur humba penalltinë ndaj Zvicrës, nisën të më thërrisnin majmun. Për mua të isha në kombëtare ishte maksimumi. Por njerëzit të hedhin poshtë nëse nuk shënon. Kjo ndryshoi raportin tim me kombëtaren. Gjatë ditëve të para në pushime ishta një zombie. Rashë shumë keq. Kur erdha në kombëtare fitova menjëherë Botërorin, isha një hero kombëtar. I thashë vetes: ‘Ah Franca, është fantastike’. Por papritur të përplaset në fytyrë një gjë e tillë që të hap sytë’

Mbappe pranoi se ia pohoi edhe presidentit të asaj kohe të Federatës franceze La Graët se mendonte tërheqjen nga kombëtarja e vendit transalpin

‘I thashë se nuk doja të vishja më fanelën e Kombëtares-shtoi Mbappe-luaj për personat që mendojnë se unë jam majmun nëse nuk shënoj. Nuk mund të luaj për njerëz të tillë’. Një opsion që nuk u mor në konsideratë nga kreu i futbollit francez.  ‘Ai më tha: ‘Dhe ti mendon se do të dalësh nga kjo zyrë dhe unë të të them po? Gabohesh’-shtoi sulmuesi francez që në fund vendosi të mos tërhiqet, por pa e fshirë kurrë një plagë që kishte mbetur e thellë

Ylli francez foli edhe për faktin që Paris Saint Germaini pas largimit të tij fitoi tripletën e trofeve sezonin e kaluar me Mbappe që nuk duket se është i penduar për vendimin e tij.

‘Nëse do të isha larguar përpara fundit të sezonit dhe ata do të kishin fituar, do të isha ndjerë keq-tha Mbappe-por unë u largova në fund të sezonit, historisë sime në Paris i erdhi fundi. Përjetova 7 vjet ku arritëm thuajse çdo objektiv të mundshëm. Nuk kishte kuptim të vazhdoja. Në Ligën e Kampioneve  arritëm në gjysmëfinale, finale, arritëm në çerekfinale. I bëmë gjithçka. Vitin paraardhës arritëm në gjysmëfinale ndaj Dortmundit dhe humbëm. Por nëse atë ndeshje do ta luanim 500 herë, do të fitonim 499 herë’

Më pas Mbappe u pyet se cili është futbollisti më i fortë me të cilin kishte luajtur, me sulmuesin që nuk pati asnjë dyshim për përgjigjen e tij.

‘Messi është i jashtëzakonshëm. Neymar? Leo është ndryshe, bën gjithçka në perfeksion -tha Mbappe që tregon edhe një anekdotë për argjentinasin-po ushtroheshim me gjuajtje te PSG. Unë dhe Neymar ishim më të mirët, në krye të futbollit botëror, shënuam 6-7 herë në 10 goditje dënimi. Të gjithë erdhën të na bënim komplimenta: ‘ëoë, Kylian ishe fantastik, por nuk ke parë Leon…’. Ai bëri 9 gjuajtje dhe shënoi 9 gola identikë, të gjithë goditje dënimi perfekte dhe unë pashë portierin si për t’i thënë: ‘por nuk e kuptove se do të gjuante atje?’ Është i pabesueshëm’.

 

 

Previous ArticleVLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar
Next Article 3 gra sulmohen nga bashkëshortët

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.