Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kategoria Superiore drejt fundit, gara për titullin e mbijetesën ndizet akoma më shumë!

Press Online6 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Java e 30 e Kategorisë Superiore u mbyll pasditen e kësaj të diele me ndeshjen mes Vorës dhe Teutës e fituar pikërisht nga skuadra e Arjan Bellaj 1-0.

Ishte një javë që pa Vllazninë që vazhdon që të qëndrojë në krye të klasifikimit pasi arriti të marrë një fitore me shumë peshë ditën e shtunë në ‘Arenën e Demave’ ndaj Partizanit. Dygolëshi i Dodajt ndaj Të Kuqve është një nxitje më shumë për skuadrën e Edi Martinit që kërkon të kthejë titullin kampion në Shkodër pas 25 vitesh.

Vllaznia është me 56 pikë në krye me vetëm 2 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë që tani mbahet nga Egnatia. Skuadra kampione në fuqi e vendit iu fal tregolëshit të Adjessas për të mposhtur pastër skuadrën e Bylisit për të vijuar rivalitetin me Vllazninë në garën e ndezur për titullin kampion të vendit, një garë ku padyshim vazhdon të jetë i përfshirë edhe Elbasani në vendin e tretë.

Skuadra e drejtuar nga Gvozdenovic, ndonëse pësoi një humbje të rëndë në mbrëmjen e së shtunës ndaj Dinamos me rezultatin 4-1 është aty pranë Vllaznisë dhe Egnatias me 53 pikë, një situatë që i bën 6 javët e mbetura të kampionatit shumë interesante.

Partizani ndonëse humbi me Vllazninë, edhe për këtë javë arriti të ruajë vendin e katërt në klasifikim që të jep mundësinë të luash shanset në Final Four për titullin në Kategorinë Superiore. Por skuadra e Kërnajës duhet të ruhet nga Dinamo që pas suksesit me Elbasanin është ngjitur në 43 pikë, 1 më pak se Partizani, që do të thotë se edhe këtu do të kemi një garë shumë të ndezur. Më e distancuar është Teuta që pas humbjes me Vorën mbetet në vendin e 6 me 38 pikë, 6 më pak se vendi i katërt.

Shumë interesante është edhe lufta për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, ku 4 skuadra ndahen nga 5 pikë kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit. Bylis është në vendin e 7, por skuadra e Mirel Josës nuk mund të jetë aspak e qetë pasi ka 30 pikë, po aq sa edhe Vora në vendin e tetë që të con në playout. Tirana që barazoi me Flamurtarin është e parafundit por është vetëm 2 pikë prapa Bylisit dhe Vorës, ndërkohë që edhe skuadra vlonjate ka shpresat e saj teksa është me 25 pikë.

Previous ArticlePërdorimi i tepërt i telefonit po dëmton trurin dhe sytë…
Next Article “The Sun”: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe, akuzohen për trafik droge dhe njerëzimi

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.