Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Studimet zbulojnë se ky ushtrim ndihmon kundër pagjumësisë!

Press Online5 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit dhe mund të jetë e përkohshme ose kronike. Ndërsa vështirësitë e herëpashershme me gjumin zakonisht shkaktohen nga stresi, ndryshimet e ritmit jetësor apo problemet e përkohshme shëndetësore, pagjumësia e vazhdueshme është një problem më serioz që ndikon në cilësinë e jetës dhe përqendrimin. Në treg ekzistojnë shumë suplemente kundër pagjumësisë, por ekspertët theksojnë se nuk ka prova të forta që ato funksionojnë. Për këtë arsye, gjithnjë e më shpesh rekomandohet një zgjidhje më natyrale: aktiviteti fizik. Por cila lloj ushtrimi ndihmon më shumë?

 Ushtrimi më i mirë për gjumin

Një analizë e re, përfshiu 30 studime nga 13 vende me mbi 2.000 pjesëmarrës. Rezultatet treguan se joga me intensitet të lartë është ushtrimi më efektiv për përmirësimin e cilësisë së gjumit tek personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Sipas studiuesve, sekreti qëndron në frymëmarrjen e thellë dhe të kontrolluar, që është thelbësore në jogë: ajo qetëson sistemin nervor, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul presionin e gjakut, duke përgatitur trupin për pushim. Për më tepër, joga ndikon edhe në aktivitetin e trurit, duke nxitur prodhimin e valëve delta, të cilat lidhen me gjumin e thellë dhe rigjenerues.

Sa shpesh duhet praktikuar joga me intensitet të lartë?

Rezultatet tregojnë se dy herë në javë është ritmi ideal. Edhe pse mund të duket logjike që “më shumë ushtrime” do të sjellin “më shumë gjumë”, shkencëtarët theksojnë se balanca është çelësi: mjaftueshëm aktivitet për të nxitur relaksin, por jo aq shumë sa të shkaktojë mbingarkesë. Një studim vërtetoi se stërvitjet e tepërta mund të shkaktojnë hiperaktivizim, një nga shkaqet e pagjumësisë, kur trupi mbetet “tepër i ngacmuar” për t’u qetësuar. Joga me intensitet të lartë, nuk ka të bëjë me shpejtësi apo forcë të tepërt, por me lidhjen midis lëvizjes dinamike, frymëmarrjes ritmike dhe aktivizimit të plotë fizik e mendor.

Sa duhet të zgjasë seanca?

Një nga zbulimet më interesante të analizës është se vetëm 30 minuta joga me intensitet të lartë janë të mjaftueshme për përmirësimin e gjumit. Ky përfundim përgënjeshtron studimet e mëparshme që rekomandonin 50–60 minuta. Sipas autorëve, kjo lidhet me nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili qëndron i lartë gjatë stërvitjeve të gjata dhe mund ta pengojë procesin e relaksimit. Në përputhje me kërkimet ekzistuese, studiuesit theksojnë se praktikimi i jogës për 8 deri në 10 javë është periudha optimale për të vërejtur përmirësime të dukshme në cilësinë e gjumit. Në përgjithësi, rreth 10 javë janë të nevojshme që një sjellje e re të kthehet në zakon të qëndrueshëm. 

Previous ArticleVuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë
Next Article Shteti në “shërbim” të Vjosa Osmanit edhe pas Presidencës: Pension 70%, veturë, zyrë dhe sigurime shëndetësore për të gjithë familjen

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.