Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pesë gjëra që një burrë do të bënte për gruan për të cilën është vërtet i interesuar!

Press Online5 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Jeta është plot me ulje dhe ngritje. Secili prej nesh i përjeton ndryshe etapat e saj, por në thelb të gjithë kërkojmë dikë me të cilin mund ta ndajmë këtë rrugëtim. Në një botë kaotike si kjo ku jetojmë, lind pyetja: sa e lehtë është të gjesh atë “personin e duhur”? Fundja, mënyra se si e përkufizojmë dashurinë ndryshon nga njëri te tjetri dhe lidhet ngushtë me karakterin, botën emocionale dhe përvojat tona jetësore. Secili shpreh ndjenjat në mënyrën e vet. Megjithatë, ekzistojnë disa sjellje universale që tregojnë kur një burrë është vërtet i dashuruar. Më poshtë janë 5 shenja që ai do t’i shfaqë ndaj gruas që i ka vjedhur zemrën.

Nuk ka frikë të tregojë anën e tij të brishtë

Stereotipet shoqërore shpesh i mësojnë burrat të fshehin emocionet, veçanërisht trishtimin dhe dhimbjen. Shprehja “burrat nuk qajnë” është e njohur për të gjithë. Shumë prej tyre zgjedhin të tërhiqen ose të vendosin maskën e “burrit të fortë” kur nuk ndihen mirë emocionalisht. Por nëse një burrë ndihet i sigurt të shprehë ndjenjat e tij para teje, kjo do të thotë se të konsideron pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tij.

Ai përpiqet për lumturinë tënde

Dashuria e vërtetë kërkon të lësh mënjanë egoizmin. Nëse një burrë të do sinqerisht, ai do të bëjë përpjekje dhe sakrifica, sado të vogla, për të të parë të lumtur. Kjo nuk do të thotë të ndryshojë të gjithë jetën për ty, por çdo gjest, edhe më i vogli, është një shenjë dashurie. Mos i nënvlerëso kurrë gjërat që duken të parëndësishme, pasi ato shpesh kanë peshën më të madhe.

Të mbështet me zemër

Kur një burrë është vërtet i dashuruar, bëhet mbështetësi yt më i madh. Ai dëshiron që ti të ecësh përpara dhe të arrish sukses, sepse lumturia jote është edhe e tija. Një burrë që të do nuk konkurron me ty, përkundrazi, gëzohet për arritjet e tua dhe të qëndron pranë edhe kur nuk i kupton plotësisht zgjedhjet e tua.

I kushton rëndësi detajeve

Gjërat e vogla kanë rëndësi të madhe në dashuri. Një partner që të do vërtet do t’i kushtojë vëmendje atyre detajeve që të bëjnë të buzëqeshësh dhe do të përpiqet të ta sjellë gëzimin edhe në momentet kur nuk e pret. Për të, rëndësi ka ajo që të bën ty të ndihesh mirë.

Lufton për marrëdhënien tuaj

Asnjë marrëdhënie nuk është e përsosur dhe çdo lidhje kërkon përpjekje për të kapërcyer vështirësitë. Kur themelet janë të forta dhe dashuria është e sinqertë, një burrë nuk heq dorë lehtë. Ai lufton për marrëdhënien, sepse e di që ajo ia vlen.

Previous ArticleE pabesueshme, ja kë zgjedh Miri për finaliste në BBVA
Next Article “Të projektuara për të goditur Kinën”, Bloomberg: SHBA dërgon raketat “stealth” në luftën kundër Iranit

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.