Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sherri në Kuvend, Baçi: Nuk e kuptoj opozitën! Duket sikur në Shqipëri i duam heronjtë vetëm të vdekur

Press Online4 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Analisti Agim Baçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar situatën e sotme në Kuvend, ku sërish ka pasur përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Shkak këtë herë u bë kërkesa e Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje për “Heronjtë e 2 prillit”, çka solli reagimin e opozitës.

Sipas Baçit, opozita mund t’i kërkonte llogari Ruçit kur ishte kryetar Kuvendi, nuk kishte pse ta bënte sot.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e shikon atë që ndodhi në parlament?

Baçi: Beteja politike duhet të bëhet. Opozita duhet të shfrytëzojë hapësirat parlamentare. Nuk e kuptova pse e quajti provokim. Ndoshta kishte të drejtë sa kohë ishte zoti Ruçi kryetar Kuvendi. Por Taulant Balla e kushdo tjetër…

Borakaj: Si trashëgimtar?

Baçi: Si trashëgimtar? A ju kemi kërkuar atyre trashëgimtarëve të kërkojnë falje? Unë isha kurioz si do të shpjegohej. Nuk e gjykoj dot, sepse ne duhet të gjykojmë aktet publike. Ne kemi abuzim shumë të madh me heronjtë, duket sikur i duam vetëm të vdekur. Unë e kam ende para syve ngjarjen e 2 prillit. Ishte një tronditje e madhe, sapo kishim dalë nga zgjedhjet e marsit. Asnjëherë nuk u zbardh e vërteta. Duket sikur politika as nuk ka interes ta zbardhë. Unë mendoj se parlamenti dhe opozita aty duhet të jenë. Opozita nuk humb rast për të bërë politikë, ndërkohë që janë momente kyçe. Ishin 3 interpelanca sot, duhet të merrnin më seriozisht sigurinë kombëtare. Fat i madh që jemi në NATO. Ne kemi parë sa herë opozita bën sherr, mazhoranca kalon projektligje për tre minuta.

Previous ArticleKjo është shuma marramendëse e fustanit me kristale të Arbana Osmanit
Next Article Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.