Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nuk jam këtu për mëshirë”, Veliaj në Gjykatën Administrative: Më ka kallëzuar një person anonim, Tirana pa mua po qelbet

Press Online3 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e tij për shpalljen të pavlefshëm të emërimit si prokuror të Olsi Dado.

Veliaj pretendon se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij ai nuk ka plotësuar kriteret e nevojshme ligjore në momentin e emërimit.

Gjatë seancës, Veliaj deklaroi se nuk ndodhet në gjykatë për arsye personale, por për interesin publik.

“Nuk jam këtu për mëshirë. Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për atë që i është shkaktuar qytetarëve. Nuk jam jurist, por në fund të fundit, edhe ai që më ka arrestuar mua nuk është prokuror”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se është hetuar mbi bazën e një kallëzimi që sipas tij nuk ekziston.

Ai përmendi emrin e “Nesti Angonit”, duke pretenduar se bëhet fjalë për një person fiktiv dhe se kallëzimi ndaj tij për çështjen e inceneratorëve është i pabazë. Veliaj deklaroi gjithashtu se ka fituar një proces gjyqësor për shpifje një ditë më parë dhe se e gjithë situata, sipas tij, është pjesë e një “intrige”.

“Nesti Angoni nuk ekziston. Unë jam kallëzuar për inceneratorët. Dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë. Nuk e kuptoj përse jam akuzuar, se kam ndërtuar 100 çerdhe, 50 shkolla. Nesti Angoni më ka kallëzuar mua menjëherë pas zgjedhjeve, në korrik, dhe shtyhet 7 muaj regjistrimi kur afati kohor është 15 ditë”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi gjithashtu se arrestimi i tij ka ndikuar në punën e Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se prej më shumë se një viti nuk janë ndërtuar kopshte apo shkolla të reja, ndërsa situata në qytet, sipas tij, është përkeqësuar.

“Jam i vetmi njeri që jam hetuar që fëmijë, që kur isha te “Mjaft”, se kam përdorur charter. Çfarë charteri? Unë kam udhëtuar me avionë, autobusë, pale kam pasur edhe Bin Laden në avion. Ky njeri që nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës, më ka arrestuar mua, më thonin drejtoreshat juridike, është sekser. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht, nuk është ndërtuar më asnjë kopsht që kur jam arrestuar unë, prej 14 muajsh. Asnjë shkollë. Qyteti qelbet nga plehrat. Nuk mund të thotë KLP, nuk marrim një përgjigje, nuk mbajmë ne përgjegjësi për diçka që ka ndodhur para erës sonë. Duke parë çfarë hallesh ka KLP këto kohë, ç’mund të themi”, tha kryebashkiaku.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Plarent Ndreca, deklaroi se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Veliajt në detyrë, por ai nuk mund ta ushtrojë funksionin për shkak të një mase sigurie të kërkuar nga një prokuror, legjitimiteti i të cilit po kundërshtohet në gjykatë.

“Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Veliajn, por nuk lejohet të ushtojë detyrën për shkak të një mase të kërkuar nga një prokuror që nuk duhet të jetë prokuror”, tha Ndreca./vizionplus.tv 

Previous ArticleÇfarë thotë motra e tij?
Next Article Mes garancive për identitetin dhe rrugës drejt BE-së: Ku po shkon Maqedonia?

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.