Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mes garancive për identitetin dhe rrugës drejt BE-së: Ku po shkon Maqedonia?

Press Online3 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas deklaratës së fundit të kryeministrit Mickoski, me të cilën praktikisht eurointegrimet i la për disa gjenerata të ardhshme, përkatësisht derisa të përmbushen garancitë për identitetin maqedonas dhe përcaktimin e të drejtave të maqedonasve në Bullgari, u ngrit çështja për të ardhmen evropiane të shtetit. Megjithatë, ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski në emisionin Clik Plus në TV21 u përpoq ta relativizojë këtë qëndrim të kryeministrit dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga rruga evropiane, pasi Maqedonia i përmbush obligimet që i janë vendosur.

“Nuk do të mund të thoja se po heqim dorë nga diçka, përkundrazi, duke e ditur se sa përparim kemi bërë në kuptimin e përfundimit të detyrave të brendshme dhe reformave të brendshme si Qeveri, mund të them se i përmbushim detyrat që na janë dhënë si shtet. Njëkohësisht qëndrimi ynë është parimor dhe i përmbahemi për një kohë shumë të gjatë, do të thoja që para zgjedhjeve të vitit 2024, se çdo ndryshim dhe hap nga ana maqedonase duhet të nënkuptojë së pari një lloj garancie se procesi do të përfundojë në momentin kur do të fillojë”, tha Stefan Andonovski, ministër për Transformim Digjital.

Por, kreu i opozitës së LSDM-së, Venko Filipçe, në intervistë për MTV paralajmëroi se ngërçi në eurointegrime përbën një rrezik serioz për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. Shumë të rinj do të marrin pasaporta bullgare dhe do të emigrojnë nga shteti për të përfituar nga përfitimet e Bashkimit Evropian, tha Filipçe, dhe e ftoi kryeministrin Mickoski të përgjigjet se si me procesin e eurointegrimeve rrezikohen çështjet e identitetit.

“Largimi i qëllimshëm, mosveprimi ndaj diçkaje që, përsëris, nuk paraqet asnjë rrezik, le të dalin e ta thonë, sepse ne për maqedonasit në Bullgari mund të luftojmë më shumë kur të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Si mund të luftojmë nga jashtë? Ata janë më të fortë, të gjitha shtetet anëtare kanë rregullat e tyre; ne, duke u bërë shtet anëtar, do të luftojmë për çdo pakicë. Dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Si edhe njëherë e pyes: me atë hap rrezikohen disa nga përcaktuesit e identitetit, le të dalë kryeministri dhe ta thotë”, u shprheh Venko Filipçe – kryetar i LSDM, përcjell PressOnline.al

Kryeministri Hristijan Mickoski dje mbajti një takim në Qeveri i cili ishte i përkushtuar agjendës reformuese. Në njoftim është theksuar se ai ka vënë në dukje se institucionet duhet të punojnë me afate të qarta dhe progresi duhet të jetë i dukshëm dhe i matshëm. U përfundua se agjenda reformuese mbetet një proces kyç për afrimin ndaj standardeve evropiane dhe për fuqizimin e sistemit institucional në vend.

Previous Article“Nuk jam këtu për mëshirë”, Veliaj në Gjykatën Administrative: Më ka kallëzuar një person anonim, Tirana pa mua po qelbet
Next Article 2po2 na prezanton me djalin e tij si rrallë herë, nuk do besoni sa vite mbushi!

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.