Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi

Press Online3 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, një nga aleatet e tij më të afërta dhe mbrojtëse e fortë e administratës së tij, shkruan BBC.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e falënderoi Bondin për punën e saj dhe njoftoi se ajo do të kalojë në sektorin privat. Ai e vlerësoi performancën e saj, duke thënë se kishte bërë një “punë të jashtëzakonshme” në luftën kundër krimit.

Bondi do të zëvendësohet nga Todd Blanche. Në reagimin e saj, ajo u shpreh se do të punojë për një tranzicion të qetë dhe e cilësoi detyrën si “nderin më të madh të jetës së saj”. Ajo shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të mbështesë Trump edhe në rolin e ri.

Largimi i saj vjen pas kritikave të shumta për mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë trajtoi çështjen e financierit të dënuar Jeffrey Epstein.

Bondi kishte premtuar transparencë dhe publikimin e një liste të supozuar klientësh, por më vonë deklaroi se një listë e tillë nuk ekzistonte. Publikimi i dokumenteve ndodhi vetëm pas presionit të madh politik dhe një ligji të miratuar nga Kongresi.

Çështja shkaktoi reagime të forta nga të dyja partitë. Ligjvënësit kritikuan Departamentin e Drejtësisë për mënyrën e publikimit të dokumenteve, duke akuzuar se disa të dhëna të ndjeshme nuk ishin mbrojtur siç duhet.

Ndërkohë, reagimet politike kanë qenë të ndara. Disa republikanë e falënderuan Bondin për kontributin e saj, ndërsa kritikë të tjerë kërkuan që pasuesi i saj të publikojë të gjitha dokumentet e mbetura të çështjes Epstein dhe të vazhdojë hetimet./vizionplus.tv

Previous ArticlePlakja e lëkurës nga dielli, 60% e njerëzve nuk përdorin mbrojtje dhe rrezikohen…
Next Article Selin prish rregullat dhe sfidon Rogertin!

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.