Ish-kryetari dhe deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër nga foltorja e Kuvendit ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas deklarimeve të këtij të fundit lidhur me financimin e mediave.
“Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Mashtrimi nuk është fyerje. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore. E para kolega që foli para meje është qe sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen në energji, për faturat, nuk mundeni mi ik kësaj përgjegjësie. Oligarkët tu po shesin e po blejnë energji. E dyta po financohen mediat me thasë. Dëgjone çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me fy shqiptarë”, tha Haradinaj.(INA)


