Demokratët e Durrësit në protestë, rreth 30 anëtarë kundërshtojnë përjashtimin e dy mbështetësve të Salianjit

featured
Press Online
02 Prill 2026, 00:58

Rreth 30 demokratë të Durrësit erdhën në selinë e PD për të protestuar kundër përjashtimit të dy anëtarëve Dritan Burgija dhe Arlind Boshku.

Ata depozituan një ankesë zyrtare në PD dhe për mediat hodhën poshtë akuzat e kryetarit të PD Sali Berisha se kanë bashkëpunuar me Partinë Socialiste.

“Do dorëzojmë kërkesën pranë Komisionit të Apelimit me insistimin e këtyre demokratëve, janë drejtues strukturash, pasi unë person dhe lidership këtu u detyrohemi shpjegime për sa ka ndodhur me rastin e përjashtimin tim dhe kolegut tim Boshku. Kam qenë këtu para jush edhe në 2021-shin, për të njëjtën gjë pasi në atë kohë dilja dhe kërkojë dinjitetin e Berishës pasi u përjashtua nga partia. Sot jam këtu para jush për të marrë shpjegime dhe për të kërkuar dinjitetin tim”, tha Dritan Burgija, anëtar i Këshillit Bashkiak, Durrës.

Asnjë për drejtuesve të PD nuk i takoi demokratët e Durrësit dhe as sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, i cili doli nga selia në kohën që ata po komunikonin me median. Në përfundim të konferencës më gazetarët, grupimi i demokratëve dorëzoi ankesën dhe u largua. Dritan Burgija dhe Arlind Boshku u përjashtuan nga Partia Demokratike pak ditë më parë, pasi sipas sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka kanë bashkëpunuar me PS.

Të dy demokratët kanë marrë pjesë në takimet e Ervin Salianjit dhe janë mbështetës të tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter