Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bastoni-Barcelona, e gjithë e vërteta mes sirenave spanjolle dhe pozicionit real të Interit

Press Online29 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Alessandro Bastoni po përjeton javë, për të mos thënë muaj të turbulluara. Në fillim, çështja Kalulu dhe fërshëllimat që e shoqërojnë praktikisht në çdo stadium të Italisë, më pas ishte dëmtimi në derbi që e la jashtë fushave të lojës në ndeshjet më të rëndësishme në garën për titull të Interit, bashkimi me kombëtaren italiane që kërkon kualifikimin për në Botëror dhe tani sirenat e merkatos që po bëhen gjithnjë e më të forta.

Bastoni i ka thënë ‘po’ Barcelonës? Këtë të shtunë nga Spanja u publikua lajmi se mbrojtësi i ka thënë ‘po’ transferimit te Barcelona, por situata nuk reflekton situatën e gjërave të paktën për momentin. Mediat spanjolle bëjnë lojën e tyre në këtë pikë, por është mirë të vendoset pak rregull. Që Bastoni është në krye të listës së Barcelonës, kjo dihet prej kohësh, me Decon që e ka vlerësuar në maksimum.

A do Interi të largojë Bastonin? Por është gjithashtu e vërtetë se Barcelona iu është afruar përfaqësuesve të mbrojtësit italian duke nisur me propozimet për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës. Por Bastoni, edhe pse u shfaq i hapur që të dëgjojë propozimin, sipas asaj që publikohet në median italiane, nuk i ka komunikuar Interit dëshirën e tij për t’u larguar, një detaj ky që është i rëndësishëm. Kjo sepse, nëse është e vërtetë që Interi do të reflektonte seriozisht për shitjen e tij në rast se vjen oferta e duhur, është po aq e vërtetë se klubi zikaltër do ta mbante me të njëjtin entuziazëm nëse ai shfaq vullnetin për të qëndruar

Sa vlen Bastoni? Dhe duke qëndruar te oferta e duhur, Barcelona nuk ka nisur ende kontaktet me Interin, por kampionët e Spanjës e dinë shumë mirë se shifra 50-60 milionë euro që përflitet në median spanjolle( edhe pse jo e gjitha në para të thata pasi diskutohej përfshirja  e Gerard Martin në operacion), nuk do të mjaftonte për të bindut Marottan dhe Ausilion të cilët kërkojnë të paktën 70 milionë euro pa përfshirjen e futbollistëve të tjerë. Gjithsesi, deri në qershor priten të reja në lidhje me këtë cështje dhe nuk pritet të dalin shpejt duke qenë se si Interi ashtu edhe Barcelona janë të impenjuara në shumë fronte dhe duke parë se merkato nuk pushon kurrë, prioritetin e kanë objektivat në fushën e lojës.

 

 

Previous ArticleÇfarë mund të bëni për t’u qetësuar dhimbjet bebeve, këshilla për nënat…
Next Article Stuhitë shkatërruese në Afganistan: 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.