Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Stuhitë shkatërruese në Afganistan: 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Press Online29 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të forta që kanë goditur ditët e fundit Afganistan, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Sipas autoriteteve, 13 nga 34 provincat e vendit janë prekur, kryesisht në zonat perëndimore, qendrore dhe veriperëndimore. Ekipet e Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive janë në terren dhe po punojnë për të ndihmuar banorët dhe për të vlerësuar dëmet. Zëdhënësi i këtij institucioni, Jusuf Hamad, paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet, pasi kërkimet vazhdojnë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat pranë lumenjve dhe vendet e rrezikshme, ndërsa u kanë kërkuar zyrtarëve lokalë të jenë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me situatën emergjente.

Flash floods have swept through 13 provinces in #Afghanistan, killing and injuring dozens while destroying several homes. Our teams have assessed the hardest-hit districts in Herat, and aid is on its way.

These communities cannot be forgotten. pic.twitter.com/netmOZkHB4

— Norwegian Refugee Council (@NRC_Norway) March 29, 2026

Më herët gjatë këtij viti, reshjet e dendura të borës dhe përmbytjet e menjëhershme kishin shkaktuar dhjetëra viktima në rajone të ndryshme të vendit, duke treguar edhe një herë sa i ekspozuar është Afganistani ndaj fatkeqësive natyrore.

Vendi konsiderohet ndër më të rrezikuarit nga fenomenet ekstreme të motit, ku reshjet e forta dhe dëbora shpesh shkaktojnë përmbytje të papritura me pasoja të rënda. Vetëm gjatë vitit 2024, mbi 300 persona humbën jetën nga përmbytjet pranverore.

Ekspertët theksojnë se dekadat e konflikteve, infrastruktura e dobët, ekonomia e brishtë, shpyllëzimi dhe ndryshimet klimatike e përkeqësojnë ndjeshëm ndikimin e këtyre fatkeqësive, veçanërisht në zonat rurale ku shumë banesa janë të ndërtuara me materiale të dobëta dhe nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme.

/vizionplus.tv

Previous ArticleBastoni-Barcelona, e gjithë e vërteta mes sirenave spanjolle dhe pozicionit real të Interit
Next Article Çmimet e naftës, Berisha: Monologu i Ramës si përrallat e Nastradinit! Mashtroi qytetarët për bordin

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.