Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Jo të gjithë janë emocionalisht të pjekur! Ja se si ta kuptosh kur ti je…

Press Online29 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Të gjithë flasim për “pjekuri emocionale”, por si e kupton nëse e ke vërtet? Një psikologe jep 8 shenja konkrete që tregojnë nëse je në rrugën e duhur me veten. Sot flitet shumë për inteligjencën emocionale dhe për mënyrën si komunikojmë apo reagojmë, por më pak për pjekurinë emocionale. Në thelb, ajo është aftësia për të qenë i qetë dhe i vetëdijshëm edhe kur situatat bëhen të vështira.

Sipas psikologes Nicole LePera, pjekuria emocionale nuk do të thotë që nuk mërzitesh apo nuk ndihesh keq. Do të thotë që i vëren ndjenjat e tua dhe zgjedh si të reagosh, në vend që të reagosh menjëherë. Shumë nga reagimet tona të forta lidhen me përvoja të vjetra që i mbajmë në trup dhe në mendje. Kur diçka na kujton të kaluarën, reagojmë pa e menduar. Sipas saj, kjo pjekuri përfshin disa aftësi bazë, të qetësosh veten, të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, të pranosh ndjenjat pa e gjykuar veten dhe të kuptosh që sikleti nuk është gjithmonë i rrezikshëm.

8 shenja që tregojnë se je emocionalisht i pjekur

 Ndalon para se të reagosh

Në vend që të flasësh menjëherë dhe të thuash diçka për të cilën mund të pendohesh, ndalon një moment, merr frymë dhe mendon. Ky ndalim i vogël mund të ndryshojë gjithçka.

 Merr përgjegjësi pa e sulmuar veten

Mund të kërkosh falje pa e quajtur veten njeri të keq. Mëson nga gabimet.

Vendos kufij pa drama

Di të thuash “jo” pa qenë i pasjellshëm dhe pa u ndjerë në siklet. Shpreh qartë çfarë funksionon për ty.

 Pranon që të tjerët mund të mendojnë ndryshe

Një mendim ndryshe nuk të prish punë. Nuk e merr gjithçka personale.

Rregullon marrëdhëniet pas një konflikti

Nuk do të thotë që nuk grindesh kurrë, por di të rikthehesh dhe të thuash “eja ta provojmë sërish”. Marrëdhëniet forcohen kur rregullohen.

 I përballon ndjenjat, nuk i shmang

Në vend që të shpërqendrohesh vazhdimisht apo t’i shmangesh ndjenjave, qëndron me to derisa t’i kuptosh.

Heq dorë nga rolet e vjetra që nuk të shërbejnë më

Nuk ndihesh më i detyruar të jesh gjithmonë i fortë apo ai që zgjidh gjithçka. I lejon vetes të jesh thjesht njeri.

 Zgjedh atë që është e mirë për ty, jo thjesht atë që të duket e njohur

Shpesh zgjedhim atë që na duket e njohur, edhe kur nuk na bën mirë. Pjekuria emocionale është të zgjedhësh atë që të ndihmon, jo vetëm atë që të duket familjare.

Si arrihet kjo pjekuri?

Sipas LePera-s, nuk ndodh me një moment të madh ndryshimi, por me hapa të vegjël të përditshëm. Të vëresh trupin, të marrësh frymë thellë, të flasësh me veten dhe të rregullosh marrëdhëniet kur diçka shkon keq. Gjërat e vogla, të përsëritura, i tregojnë trupit dhe mendjes që je i sigurt. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, nuk ke nevojë të rikthehesh te çdo kujtim i dhimbshëm për t’u shëruar. Shërimi ndodh në mënyrën si sillesh me veten sot. Qëllimi nuk është të jesh i përsosur.

Previous ArticleIzraeli bllokon klerikët katolikë, për herë të parë ndër shekuj nuk lejohen të shkojnë në Kishën e Varrit të Shenjtë
Next Article PD, përjashtime edhe në Elbasan, hiqen nga lista e anëtarësisë Doris Madhi, Zheni Gjergji dhe Alesia Balliu

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.