Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

Press Online24 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Humbja e masës muskulore mund të fillojë rreth moshës 30-vjeçare dhe të përparojë gradualisht me kalimin e viteve, duke vështirësuar edhe veprime të zakonshme si ngritja nga karrigia.

Për të ngadalësuar këtë proces dhe për të ruajtur shëndetin e muskujve dhe të kockave, dietologia Jessica Corwin rekomandon një ushqim të veçantë, gjizën.

Sipas saj, gjiza është një burim shumë i mirë i proteinave të plota dhe kalciumit.

Foto ilustruese

Një filxhan përmban rreth 24 deri në 28 gramë proteina, varësisht nga prodhuesi dhe përmbajtja e yndyrës, si dhe afërsisht 227 miligramë kalcium.

Ajo përmban të nëntë aminoacidet esenciale, të cilat organizmi nuk mund t’i prodhojë vetë dhe që janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e muskujve.

Dietologia thekson se proteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore, ndërsa kalciumi është i domosdoshëm për forcimin e kockave dhe funksionimin e duhur të muskujve.

Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme te gratë me kalimin e moshës, kur ndryshimet hormonale mund të ndikojnë edhe në shëndetin e kockave.

Një tjetër përparësi e gjizës është se mund të konsumohet lehtësisht dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë.

Ajo mund të hahet me fruta pylli dhe granola, të përdoret si lyerje për bukë ose të përfshihet në gatime të ndryshme.

Gjithashtu, mund të kombinohet me vezë për një mëngjes të pasur me proteina.

Corwin sugjeron që gjiza të përfshihet rregullisht në ushqyerje, duke nisur me një filxhan në ditë.

Rekomandon marrjen e 1.2 deri në 1.6 gramëve proteina për kilogram të peshës trupore në ditë, të shpërndara nëpër vakte.

Megjithatë, dietologia nënvizon se gjiza nuk duhet të jetë burimi i vetëm i proteinave.

Vezët, fasulet dhe thjerrëzat mbeten gjithashtu pjesë e rëndësishme e një ushqyerjeje të ekuilibruar, pasi asnjë ushqim i vetëm nuk mund t’i plotësojë të gjitha nevojat e organizmit.

Previous ArticleApple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!
Next Article Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

Lajme të ngjashme

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

Press Online24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat janë rikthyer në qendër të vëmendjes këtë sezon dimëror, duke u…

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

Press Online24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Humbja e masës muskulore mund të fillojë rreth moshës 30-vjeçare dhe të…

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!

Press Online24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple planifikon të prezantojë disa pajisje të reja gjatë muajve shkurt ose…

Samsung vjen me një surprizë së shpejti…

Press Online24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Samsung po përgatit një gjeneratë të re laptopësh që do të përdorin…

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË

Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.