Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë

Press Online29 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rebelët Huthi të Jemenit kanë lëshuar të shtunën raketat e parë kundër Izraelit, prej nisjes së luftës në Iran, ndërsa analistët paralajmërojnë se kërcënimi më i madh nuk lidhet me raketat që synojnë territorin izraelit, por me dëmin që mund t’ua shkaktojë grupi tregjeve globale të energjisë.

Përfshirja e Huthëve – të shpallur terroristë nga Shtetet e Bashkuara – rrezikon zgjatjen e luftës në të cilën tashmë janë përfshirë forcat amerikane, shtetet e Gjirit Arab dhe Izraeli, nëpër fronte të ndryshme.

Hyrja e tyre në konflikt, duke i dhënë fund përmbajtjes njëmujore prej kur ka nisur lufta, i ka rritur shqetësimet për bllokim në dy prej rrugëve kryesore detare të transportit.

Irani veçse e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Huthët kanë sinjalizuar se mund të bëjnë më tepër në mbylljen e Ngushticës Bad al-Mandab, përmes së cilës transportohet 10 për qind e naftës së botës.

Analistët thonë se sulmi mund të ketë pasur qëllim më shumë dërgim të sinjaleve për Riadin sesa për Jerusalemin.

Michael Horowitz, analist i pavarur për mbrojtje, me seli në Izrael, e ka përmendur që zëdhënësi ushtarak i Huthëve i ka përmendur kushtet specifike që do ta nxisnin hyrjen e plotë të grupit në luftë, dhe në mesin e tyre është nëse ndonjë shtet merr pjesë aktivisht në luftën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj regjimit iranian.

“Ky, sipas mendimit tim, është mesazh për vendet e Gjirit, sidomos për Arabinë Saudite kundër përfshirjes në luftën ndaj Iranit, dhe që të mos e shqyrtojë mundësinë t’i lejojë forcat amerikane t’ia përdorin bazat”, ka thënë Horowitz për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, vonesa njëmujore në përfshirjen e Huthëve reflekton kalkulimet që i ka bërë grupi dhe jo për qasjen e tij ndaj Iranit.

Huthët mund të kenë hezituar për shkak të rrezikimit të përpjekjeve diplomatike që mund të rezultojnë me përfitime diplomatike, si dhe për faktin se sulmet izraelite të vitit të kaluar në shënjestra civile dhe ekonomike në zonat e kontrolluara nga Huthët e kanë përkeqësuar situatën në terren.

Dëmet në energji

Danny Citrinowicz, analist sigurie në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me seli në Tel Aviv, beson se kërcënimi më i madh qëndron në fushatën ekonomike të Iranit kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ndonëse sulmet e Huthëve kundër Izraelit nuk duhen nënvlerësuar, nga perspektiva e Iranit, si pjesë e një fushate më të gjerë ekonomike kundër Shteteve të Bashkuara, aspekti kryesor qëndron në aftësinë e grupit për t’i kërcënuar rrugët kritike të transitit të energjisë në të dyja pikat detare”, ka thënë ai përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Horowitz i ka përmendur tre skenarë për përfshirjen e plotë të Huthëve në konflikt: rikthimin e bllokadës në Detin e Kuq, ngjashëm sikurse me operacionet gjatë luftës në Gazë; sulme ndaj objekteve energjetike saudite në Detin e Kuq, përfshirë portin e Janbusë – një alternativë tokësore përmes së cilës transportohet naftë saudite nga bregu i Gjirit Persik në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Hormuzin; dhe sulme të mundshme kundër aeroplanmbajtëseve amerikane në Detin Arab, megjithëse dyshon që përpjekje të tilla mund të kishin sukses.

Kompania për analiza të tregjeve të energjisë, HFI e ka përmendur një shifër për dëmin e mundshëm. Sipas saj, sulmet e Huthëve në Bab al-Mandab do t’i rrezikonin 4 milionë fuçi naftë saudite në ditë.

“Nuk do të jetë aq keq sa bllokada në Ngushticën e Hormuzit falë Kanalit të Suezit, por tregut nuk do t’i interesojë”, ka thënë ai.

Citrinowicz e ka përmendur edhe se në çfarë drejtimi po shkon trajektorja.

“Me çdo ditë të konfliktit që kalon rriten gjasat që ky skenar të materializohet. Secilën herë e më shumë dilemat janë se kur dhe jo nëse do të ndodhë diçka e tillë”.

Previous ArticleI dashuri i ri dhe shpenzimet e jashtëzakonshme që ‘tronditin’ publikun
Next Article Këndon në makinë, në dush apo edhe kur je vetëm?! Ja se çfarë do të thotë kjo…

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.