Rruga drejt Botërorit 2026: Si mund të kualifikohen Shqipëria dhe Kosova

featured
Press Online
26 Mars 2026, 18:24

Shqipëria dhe Kosova ndodhen në fazën vendimtare të kualifikimeve për Botërorin 2026, ku gjithçka do të vendoset përmes ndeshjeve të play-off-it që do të luhen nesërmbrëma (26mars) në ora 20:45, përcjell INA.

Shqipëria kërkon dy fitore historike

Për Shqipërinë, rruga drejt Botërorit kalon përmes dy ndeshjeve direkte me eliminim. Kuqezinjtë duhet fillimisht të kalojnë gjysmëfinalen ndaj Ukraina. Në rast fitoreje, ata do të përballen në finale me fituesin e çiftit Polonia – Uellsi.

Vetëm dy fitore radhazi do t’i dërgonin kuqezinjtë për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Kosova me shans historik për debutim

Përfaqësuesja e Kosova ndodhet para një mundësie historike për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Botëror, ndërsa gjithçka do të vendoset në fazën e play-off-it.

Dardanët do të përballen në gjysmëfinale me Sllovakinë nesërmbrëma në ora 20:45, në një ndeshje direkte ku vetëm fitorja i mban në garë për Botërorin 2026.

Në rast se arrijnë të kalojnë këtë pengesë, Kosova do të luajë finalen vendimtare kundër fituesit të përballjes mes Turqia dhe Norvegjia, dy kombëtare të forta që përbëjnë një sfidë serioze për çdo kundërshtar.

Formati i play-off-it është i thjeshtë, por i ashpër: gjysmëfinale dhe finale me nga një ndeshje të vetme, ku gabimet nuk falen dhe çdo detaj mund të jetë vendimtar.(INA)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter