Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho tha sot se duhet përqendrim i madh në ndeshjen ndaj Polonisë të enjten.
“Kemi qenë në grup me Poloninë për kualifikimet për Evropian. Do të jenë 90 minuta të rëndësishëm dhe të vështirë. Duhet përqendrim të lartë. Janë rrethana krejtësisht tjera nga ndeshjet e kaluara. Brenda 90 minutave mund të ndodhë gjithçka”, tha ai.
Sipas tij, Polonia është e fortë në tranzicion.
“Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të mira. Janë skuadër që është mësuar duke luajtur në Evropian dhe Kupën e Botës. Ka lojtarë të mirë dhe aftësi për të shënuar. Jan Urban është trajner i mirë dhe ka krijuar një skuadër të fortë. Polonia është më e fortë se viteve të kaluara”, tha ai.
Seleksionuesiu brazilian ka thënë se duhet përshtatur me mungesa dhe se nuk është trajner që ankohet.
“Nuk janë dy ndeshje nga 90 minuta. Por janë 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka gjatë 90 minutave”, tha Sylvinho.
Ai ka folur edhe për mbrojtësin kosovar Bujar Pllana, që është ftuar për herë të parë.
“Bujar Pllana është lojtar që e kemi përcjellë 6 muaj. Ishte tashmë momenti për ta ftuar, por nuk e di se kush do të luajë, por jam i kënaqur që ai dhe të tjerët janë pjesë e listës”, tha ai.


