Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zbulohet propozimi i Trump për t’i dhënë fund luftës, SHBA i paraqet Iranit plan me 15 pika për përfundimin e konfliktit

Press Online25 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Administrata e Donald Trump i ka dorëzuar Teheranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund konfliktit, sipas një raporti të The New York Times.

Plani përfshin kërkesa mbi programin bërthamor dhe raketor të Iranit, por gjithashtu edhe stimuj si heqja e sankioneve.

Sipas raportimeve, SHBA ka paraqitur gjithsej 15 kushte si bazë për një marrëveshje përfundimtare.

COLLINS: You said there’s many points of agreement with Iran. Can you give us a few?

TRUMP: Like 15 points

COLLINS: That Iran has said yes to?

TRUMP: They’re not gonna have a nuclear weapon. That’s number 1, 2, and 3

COLLINS: They’ve said yes to that?

TRUMP: They agreed to… pic.twitter.com/NHeYyJvRQS

— Aaron Rupar (@atrupar) March 23, 2026

Televizioni izraelit Channel 12 thekson se këto kushte përputhen me objektivat strategjikë të SHBA-së dhe Izraelit në këtë konflikt.

Megjithatë, në Izrael ka shqetësime se administrata Trump mund të kërkojë një marrëveshje të shpejtë “në parim”, pa siguruar më parë zbatimin e plotë të kërkesave. Kjo, sipas burimeve, mund ta vendosë Iranin në një pozitë më të favorshme nëse luftimet ndalen përpara finalizimit të detajeve.

Propozimi për armëpushim dhe negociata

Burime të afërta me procesin bëjnë të ditur se këshilltarë të afërt të Trump, përfshirë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, kanë propozuar një plan që parashikon një armëpushim njëmujor. Gjatë kësaj periudhe, palët do të negociojnë një marrëveshje me 15 pika, sipas modelit të marrëveshjeve të mëparshme të ndërmjetësuara nga SHBA në rajon.

Vetë Trump ka deklaruar se është arritur përparim i konsiderueshëm në disa çështje kyçe përmes negociatave indirekte me përfaqësues iranianë.

Kërkesat kryesore ndaj Iranit

Sipas burimeve, shumica e kushteve lidhen me kufizimin drastik të programit bërthamor dhe raketor të Iranit. Mes tyre përfshihen:

  • Shkatërrimi i kapaciteteve ekzistuese bërthamore
  • Ndalimi i përhershëm i synimeve për armë bërthamore
  • Ndalimi i pasurimit të uraniumit në territorin iranian
  • Dorëzimi i rezervave të uraniumit të pasuruar tek Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)
  • Çmontimi i objekteve bërthamore kryesore
  • Qasje dhe mbikëqyrje e plotë nga IAEA

Po ashtu, SHBA kërkon që Irani të ndalojë mbështetjen për grupet aleate në rajon dhe të kufizojë ndjeshëm programin e tij raketor.

Çfarë ofrohet në këmbim

Në këmbim të përmbushjes së këtyre kushteve, SHBA propozon:

  • Heqjen e plotë të sanksioneve ndërkombëtare
  • Ndihmë për zhvillimin e programit civil bërthamor të Iranit
  • I ashtuquajturi mekanizëm “kthimi në kohë”, i cili lejon rivendosjen automatike të sanksioneve në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve nga Irani Shqetësime për një marrëveshje të nxituar

Sipas raportimeve, drejtuesit politikë dhe ushtarakë në Izrael janë të shqetësuar se një marrëveshje e përgjithshme dhe e paqartë mund të lejojë Iranin të shmangë detyrimet e plota, duke përfituar nga ndalimi i konfliktit pa bërë lëshime të mjaftueshme.

Previous ArticleRama vijon analizën me ministrat, takim edhe me kreun e grupit të PS pas prezantimit të draftit për referendumet
Next Article Besnik Berisha paralajmëron publikimin e provave nga sherri në Onima i Gjestit

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.