Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

A e dini se pse ajri kalon vetëm nga një vrimë e hundës? Zbulojeni…

Press Online23 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një nga shqetësimet më të pakëndshme gjatë ftohjes apo alergjive sezonale është bllokimi i hundës. Gjatë ditës, vrimat e hundës ndërrohen në mënyrë të alternuar në rolin dominues gjatë frymëmarrjes. Zakonisht kjo ndodh çdo disa orë; ndërsa njëra vrimë e hundës lejon kalimin e më shumë ajrit, tjetra “pushon” pjesërisht. Kjo alternim i lejon mukozës së hundës të rikuperohet, sepse ajri mund ta thajë dhe ta ekspozojë ndaj mikrobeve dhe grimcave të dëmshme.

Cikli nazal rregullohet nga hipotalamusi, një pjesë e trurit që kontrollon shumë funksione automatike të organizmit. Ndryshimet në rrjedhjen e ajrit ndodhin për shkak të rritjes dhe zvogëlimit të alternuar të qarkullimit të gjakut në indet e hundës, gjë që shkakton fryrje të lehtë ose relaksim të mukozës. Hunda çdo ditë filtron një sasi shumë të madhe ajri, prandaj ky mekanizëm është i rëndësishëm për funksionin e saj mbrojtës. Ai mundëson që ajri të ngrohet, të lagështohet dhe të pastrohet përpara se të arrijë në mushkëri.

Megjithatë, faktorë të ndryshëm mund ta çrregullojnë këtë cikël natyror. Sëmundjet respiratore si ftohja, gripi apo inflamacioni i sinuseve çojnë në prodhim më të madh të mukusit, duke e vështirësuar alternimin normal të vrimave të hundës. Edhe alergjenët, si poleni apo merimangat e pluhurit, mund të shkaktojnë inflamacion të fortë të indeve të hundës dhe ta prishin funksionimin normal të ciklit nazal. Disa barna, sidomos ato për tensionin e lartë të gjakut, mund të irritojnë mukozën e hundës, sepse ndikojnë në enët e gjakut në të gjithë trupin, përfshirë edhe ato të hundës.

Një problem i shpeshtë është edhe përdorimi i tepërt i pikave për hundë (dekongestivëve nazalë). Nëse përdoren më shumë se pesë ditë rresht, ato mund të shkaktojnë rinit medikamentoz, gjendje që çon në fryrje të mukozës dhe çrregullim të ciklit nazal. Problemet mund të shkaktohen edhe nga ndryshime strukturore në hundë, si polipet nazale ose devijimi i septumit (ndarësja mes dy vrimave të hundës). Në këto raste njëra vrimë mund të mbetet vazhdimisht e bllokuar.

Në rrjedhjen e ajrit ndikon edhe pozicioni i trupit. Kur shtriheni, gjaku grumbullohet më shumë në indet e hundës, prandaj vrima që është më afër jastëkut mund të duket më e bllokuar. Nëse bllokimi i hundës zgjat më shumë se dy javë ose nëse njëra vrimë e hundës është vazhdimisht e bllokuar, rekomandohet konsultimi me mjekun për të gjetur shkakun e saktë.

Previous ArticleYouTube arrin marrëveshje me FIFA për transmetimin live të Kupës së Botës!
Next Article Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.