Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shishet plastike po shndërrohen në ilaçe?!/E gjitha kjo për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit!

Press Online22 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shkencëtarë nga Universiteti i Edinburgh kanë zhvilluar një metodë novatore për prodhimin e një ilaçi për trajtimin e Sëmundja e Parkinsonit, duke përdorur mbetje nga shishet plastike. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nature Sustainability, tregon se si bakteret mund të përdoren për të shndërruar plastikën në substancën Levodopa (L‑DOPA), një nga medikamentet kryesore që përdoret për të lehtësuar simptomat e Parkinsonit.

Sipas studiuesve, bakteret Escherichia coli janë modifikuar për të transformuar plastikën Polietilen Tereftalat (PET) material që përdoret gjerësisht në paketimet e ushqimeve dhe pijeve në substancën L-DOPA. Procesi fillon me shpërbërjen e mbetjeve PET në elementët bazë kimikë të acidit tereftalik. Më pas, përmes një sërë reaksionesh biologjike të kryera nga bakteret e modifikuara, këto molekula shndërrohen në L-DOPA.

Studiuesit theksojnë se kjo është hera e parë që një proces biologjik natyror përdoret për të kthyer mbetjet plastike në një substancë terapeutike për një sëmundje neurologjike. Sipas tyre, metoda e re mund të jetë më e qëndrueshme se mënyrat tradicionale të prodhimit të ilaçeve, të cilat zakonisht bazohen në përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Shkencëtarët theksojnë gjithashtu se nevoja për metoda të reja riciklimi për plastikën PET është urgjente, pasi ky material prodhohet nga burime jo të rinovueshme si nafta dhe gazi natyror, ndërsa proceset aktuale të riciklimit nuk janë plotësisht efikase dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ndotjen globale nga plastika.

Sipas ekipit kërkimor, kjo teknologji mund të hapë rrugën për krijimin e një industrie të re biologjike për ripërdorimin e mbetjeve, jo vetëm për prodhimin e ilaçeve, por edhe për produkte të tjera si aromatizues, kozmetikë, parfume dhe kimikate industriale. Në fazat e ardhshme, studiuesit do të përqendrohen në zhvillimin industrial të teknologjisë, duke përmirësuar procesin e prodhimit dhe duke vlerësuar më tej ndikimin e saj mjedisor dhe ekonomik.

 

Previous ArticleSytë e Italisë janë kthyer drejt “San Siros”, derbi vendos rekord të ardhurash për Serinë A
Next Article Nësër protesta e opozitës, zbardhet mesazhi i PD: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Lajme të ngjashme

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Si ndihmon konsumimi i rregullt i gjizës në ruajtjen e muskujve me kalimin e moshës

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.