Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pak orë nga publikimi i listës, Kombëtares dhe Sylvinhos i shtohet një tjetër shqetësim…

Press Online20 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pak orë para publikimit të listës me futbollistët e grumbulluar, për ndeshjen historike në ‘play-off’ të Botërorit, trajneri Sylvinho dhe kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër lajm jo të mirë. Mesfushori Kristjan Asllani ka vënë në alarm stafin kuqezi, pasi ka lënë lojën i dëmtuar në minutën e 71 në ndeshjen që Besiktas fitoi në kampionatin turk kundër Kasimpasa-s.

23-vjeçari do të zëvendësohej për pak çaste, por para se të linte fushën e lojës, mori një goditje që e detyroj të largohej nga fusha. Ende nuk dihet se sa serioz është dëmtimi, por shqetësimi i shtohet mungesave të sigurta të sulmuesve Rey Manaj dhe Mirlind Daku si dhe të mesfushorit Medon Berisha.

Enigmë është situata e Marash Kumbullës në Spanjë, pasi mbrojtësi mungon prej disa ndeshjesh te Mallorca. Deri më tani shkak ishte dëmtimi, por së fundmi mediat në Spanjë kanë aluduar një dyshim të ri. Kumbulla nuk është tipi i lojtarit i cili pëlqehet nga trajneri Demikelis dhe mund të jetë lënë jashtë për këtë arsye. Argjentinasi preferon mbrojtës më agresiv dhe që dinë të organizojnë me topin. Aftësi që Kumbulla nuk i ka pika të forta.

Të shtunën në orën 10:00 Sylvinho do të bëjë publike listën e shumë përfolur ku pritet të ketë të paktën 2 risi. Burime bëjnë me dije se pjesë e kuqezinjve për herë të parë do jenë mbrojtësi i majtë Bujar Pllana, i cili luan në Gdansk të Polonisë si dhe Stavros Pilios pjesë e AEK-ut të Athinës. Zyrtarisht grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën e 23 marsit, por disa prej futbollistëve pritet të jenë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ edhe më herët.

Më 26 mars në orën 20:45 Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ‘play-off’ të Botërorit në Varshavë kundër Polonisë, ndërsa shpresohet të mos jetë e fundit. Nëse kualifikohen kuqezinjtë me 31 mars luajnë në transfertë me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, për të përcaktuar përfundimisht skuadrën që shkon në Botërorin e verës në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Previous ArticleHabit studimi/Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët!
Next Article Lauren ‘shpërthen’ me elegancë në perëndim të diellit

Lajme të ngjashme

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.