Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Habit studimi/Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët!

Press Online20 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Automjetet elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, por shumë pasagjerë ankohen për marramendje dhe të përziera gjatë udhëtimit. Studiuesit thonë se arsyeja lidhet me mënyrën se si truri ynë e interpreton lëvizjen. Automjetet elektrike po pushtojnë gjithnjë e më shpejt tregun. Në Bashkimin Evropian ato tashmë përbëjnë rreth 17 për qind të shitjeve të makinave të reja. Megjithatë, përveç përparësive si zhurma më e ulët dhe ndotja më e vogël, po shfaqet edhe një fenomen për të cilin flitet gjithnjë e më shumë: shumë pasagjerë ndihen më shpesh keq në makinat elektrike sesa në ato me benzinë apo naftë.

Rrjetet sociale janë plot me përvoja të tilla, ndërsa studimet shkencore tregojnë se nuk bëhet fjalë për përshtypje subjektive, por për një reaksion real fiziologjik.

Truri mbetet pa sinjalet me të cilat është mësuar

Çelësi i këtij problemi qëndron në mënyrën se si truri e interpreton lëvizjen. Për dekada të tëra njerëzit janë udhëtuar me makina me motor me djegie të brendshme, duke u mësuar me tingujt, vibrimet dhe rritjen e zhurmës së motorit. Këto sinjale shërbejnë si paralajmërim për përshpejtimin, ngadalësimin ose ndryshimin e ritmit të lëvizjes. Në automjetet elektrike ato janë shumë më të dobëta ose mungojnë fare, ndaj truri mbetet pa sinjalet me të cilat është mësuar.

Përshpejtimi i qetë dhe frenimi regjenerativ e ngatërrojnë trupin

Automjetet elektrike përshpejtojnë pothuajse menjëherë dhe shumë qetë, pa rritjen graduale të zhurmës që jep një motor tradicional. Në të njëjtën kohë, frenimi regjenerativ krijon ngadalësime të gjata dhe të buta. Studimet e publikuara në vitin 2024 tregojnë se pikërisht këto ngadalësime të zgjatura janë një nga shkaktarët kryesorë të të përzierave. Trupi ndjen forcën e frenimit, por nuk merr një sinjal të qartë se ajo po vjen.

Vibrimet dhe ekranet e përkeqësojnë situatën

Edhe pse makinat elektrike konsiderohen më të buta në lëvizje, disa modele vibrimesh, sidomos në shpejtësi të ulët dhe në trafikun urban, mund të lidhen më shpesh me ndjenjën e të përzierave. Situata përkeqësohet edhe më shumë kur pasagjerët shikojnë telefonin ose ekrani multimedial i makinës. Në atë moment krijohet një konflikt mes informacionit që merr syri dhe sinjaleve nga veshi i brendshëm, gjë që është një nga shkaqet klasike të marramendjes dhe të përzierave.

Pse shoferët rrallë përballen me këtë problem

Është interesante se shoferët shumë rrallë ndihen keq gjatë drejtimit. Arsyeja është e thjeshtë: ata e dinë çfarë do të ndodhë më pas. Parashikimi i lëvizjes është një faktor i rëndësishëm për të shmangur të përzierat. Pasagjerët, veçanërisht ata që ulen në sediljet e pasme, nuk kanë këtë informacion dhe për këtë arsye janë më të ndjeshëm.

Si po përpiqen prodhuesit ta zgjidhin problemin

Industria automobilistike dhe studiuesit tashmë po kërkojnë zgjidhje. Eksperimentet përfshijnë ndriçim ambiental që ndjek përshpejtimin dhe frenimin, sinjale të lehta zanore ose vibrime të buta që paralajmërojnë ndryshimet në lëvizje. Qëllimi është që truri të mësojë gradualisht rregullat e reja të lëvizjes dhe të marrë zëvendësues për sinjalet me të cilat është mësuar për dekada. Të përzierat në makinat elektrike nuk konsiderohen një problem i teknologjisë, por më tepër një fazë përshtatjeje. Me kalimin e kohës, ndërsa trupi dhe truri mësohen me këtë mënyrë të re udhëtimi, pritet që edhe ky fenomen të bëhet më i rrallë. Megjithatë, është e qartë se e ardhmja elektrike e transportit nuk sjell vetëm qetësi dhe më pak ndotje, por edhe sfida të reja për shqisat e njeriut.

Previous ArticleYamal fiton 3-4 Topa të Artë në të ardhmen
Next Article Pak orë nga publikimi i listës, Kombëtares dhe Sylvinhos i shtohet një tjetër shqetësim…

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.