Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hoxha për Agjendën e Reformës: Mbi 30 procedura administrative të Ministrisë së mjedisit bëhen më të shpejta dhe më efikase

Press Online19 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot prezantoi Metodologjinë e re për thjeshtimin e procedurave administrative.

Kjo iniciativë, pjesë e Agjendës së Reformës 2024–2027, synon krijimin e një sistemi më efikas që do t’u ndihmojë drejtpërdrejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Në kuadër të këtij procesi, janë identifikuar gjithsej 100 procedura administrative, të përzgjedhura sipas shpeshtësisë së përdorimit dhe rëndësisë së tyre për bizneset, ndërsa 31 procedura që zbatohen nga Ministria e Mjedisit janë pjesë e kësaj liste prioritare për thjeshtim.
“Procedurat e ndërlikuara, afatet e gjata dhe dokumentacioni i gjerë paraqesin një pengesë reale për rritjen dhe konkurrueshmërinë e kompanive. Prandaj po vendosim një qasje sistematike për identifikimin dhe thjeshtimin e procedurave më të ngarkuara”, theksoi ministri Hoxha.

Ai shtoi se përmes koordinimit më të mirë ndërmjet institucioneve, administrata do të transformohet në një shërbim të vërtetë që ofron shërbime më të shpejta dhe kushte më të mira për punë.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se gjatë periudhës së kaluar Qeveria ka punuar me përkushtim në agjendën reformuese dhe në përmbushjen e hapave të paraparë.
“Ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, por edhe si raportues për hapat që kanë të bëjnë me uljen e ekonomisë joformale, në koordinim me institucionet e tjera, përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, po e përmirësojmë klimën e biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, theksoi ministri Durmishi.

Plani i reformës është i qartë: nga procedurat e identifikuara, do të përzgjidhen 50 prioritare për ndërhyrje të menjëhershme. Rezultati përfundimtar që pritet nga qytetarët dhe bizneset është ulja e burokracisë për të paktën 50 për qind.

Kjo në praktikë nënkupton dyfish më pak hapa, më pak dokumente të nevojshme dhe kohë shumë më të shkurtër për përfundimin e detyrimeve administrative, duke lehtësuar ndjeshëm funksionimin e përditshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Previous ArticleTrump bën thirrje që të mos ketë më sulme ndaj objektivave energjetike të Iranit
Next Article Organizoi festë të madhe, ja sa vite mbushi Jozi!

Lajme të ngjashme

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçare

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.