Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zelensky: Ukraina rrezikon mungesë raketash për shkak të luftës në LM

Press Online18 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të përballet me mungesë raketash për luftën kundër Rusisë, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, sipas BBC.

Në një intervistë, Zelensky tha se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron një “luftë të gjatë” mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, pasi kjo do ta dobësonte Ukrainën, duke devijuar burimet amerikane drejt rajonit tjetër.

Ai gjithashtu deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump nuk është “në asnjë anë” në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë dhe po përpiqet të mos irritojë Putinin.

Zelensky i bëri thirrje Trump dhe kryeministrit britanik Keir Starmer që të takohen dhe të gjejnë një qëndrim të përbashkët, pas kritikave të përsëritura të presidentit amerikan ndaj liderit britanik.

Konflikti në Lindjen e Mesme, tashmë në javën e tretë, është përhapur në rajonin e Gjirit, ku Irani ka goditur shtetet fqinje si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

Zelensky u shpreh se ka një “ndjesi shumë të keqe” për ndikimin e këtij konflikti në luftën në Ukrainë, duke theksuar se negociatat për paqe po shtyhen vazhdimisht dhe se ka një arsye, lufta me Iranin.

Ai theksoi se situata po i shërben Putinit edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, që dëmton Ukrainën, si dhe për shkak të mundësisë së një mungese raketash.

“Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus”, tha Zelensky.

“Përveç çmimeve të energjisë, kjo do të thotë shterim i rezervave amerikane dhe i kapaciteteve të prodhimit të mbrojtjes ajrore. Pra, ne (Ukraina) përballemi me mungesë burimesh”, shtoi ai.

Zelensky paralajmëroi se do të ketë patjetër mungesë të raketave “Patriot”, gjë që do të përbëjë një sfidë serioze, duke shtuar se pyetja tani është se “kur do të shterojnë të gjitha rezervat në Lindjen e Mesme”.

“Amerika prodhon 60-65 raketa në muaj. Kjo do të thotë rreth 700-800 raketa në vit,” tha ai.

“Dhe vetëm në ditën e parë të luftës në Lindjen e Mesme u përdorën 803 raketa”, përfundoi Zelensky.

Previous ArticleHoxha: Heqja e masave të BE ndaj Kosovës kontribuon në rindërtimin e besimit
Next Article Saveski: Nuk do të ketë raste në sirtar dhe drejtësi selektive

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.