Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Qytetarët ankohen se çmimet e larta po i bëjnë shpenzimet të vështira

Press Online15 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Ditën Botërore të Konsumatorit janë ngritur shqetësime për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Kosovë, mungesën e kontrollit në treg dhe ankesat e shumta të qytetarëve për koston e jetesës. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë thonë se konsumatorët po përballen me çmime të paqëndrueshme dhe me vështirësi për t’i përballuar shpenzimet ditore.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha për KosovaPress se niveli i informimit dhe vetëdijesimit të konsumatorëve në vend varet edhe nga përmbushja e obligimeve që kanë institucionet ndaj tyre.

Ai kërkoi nga Qeveria të ketë një ministri të mbrojtjes së konsumatorit.

“Ne jemi aq të informuar, të edukuar me aq sa qeveria e përmbush mandatin e vet që është edhe kjo informimi, edukimi, arsimimi dhe krijimi i kushteve për arritjen dhe ngritjen e nivelit kulturor, konsumator në vazhdimësi si dhe vetëdijesimi që në këtë vazhdë ne të jemi edhe partnerë të shtetit.. 3:40 MINT-i e ka brenda saj Departamentin e mbrojtjes së konsumatorit, por që ky departament është në konflikt interesi, sepse ndodhet aty ku janë edhe bizneset ndaj të cilave ne shpeshherë kemi ankesa.. Të ketë ministri të mbrojtjes së konsumatorit, ose në kuadër të MINT-it, zëvendësministri të jetë dikush nga shoqëria civile e konsumatorit me të drejtë vetoje të të gjitha vendimeve që dëmtojnë qytetarin konsumator”, tha Kaçaniku.

Ai theksoi se një nga problemet kryesore mbetet politika e çmimeve dhe importet pa kontroll, për të cilat thotë se ka shumë ankesa nga qytetarët.

Kaçaniku kërkon që institucionet përkatëse të mos u shmangen obligimeve ndaj qytetarëve konsumatorë.

“Politikën e çmimeve e shikojmë shumë thjesht, por në të vërtetë është një shkelës i vërtetë. Importi pa kontroll, kam kërkuar nga Qeveria që në të gjitha ambasadat që ne kemi tregti të zhvilluar të kemi dhe përfaqësues tregtarë, konsultë që do ta përcjellë këtë sektor, por kjo nuk ka ndodhur. Ne kemi shumë ankesa në cilësinë, sasinë, çmimin e importeve. Çdo produkt i importuar duhet të jetë më i lirë se në shtetin e origjinës. Ne kemi të kundërtën çmimet më të larta, cilësinë më të ulët e sasinë, kemi shumë probleme që duhet t’i marrim seriozisht. Qeveria nuk duhet t i shmanget obligimeve ndaj nesh”, shtoi ai.

Ndërsa, qytetarët konsiderojnë se ndryshimet e shpeshta të çmimeve dhe mungesa e rregullimit në treg po i rëndojnë gjithnjë e më shumë.


Qytetari Mustafë Ahmeti tha se çmimet ndryshojnë shpesh nga një ditë në tjetrën dhe se nuk ka kontroll të mjaftueshëm ndaj bizneseve.

“Jemi të informuar, por nuk po i përmbahen rregullave fare. Çmimet sot i ke një çmim, nesër dyfish, nuk ka rregullim të çmimeve fare dhe për konsumatorin është më së keqi. Nuk ke ku të drejtohesh, sot e dënon nesër prapë vazhdon ashtu. Nuk ka rregullim në treg, çdo market, asnjë nuk ka artikujt njëjtë, ku të shkosh sheh ndryshime 100 për qind, brenda dite e ndërron çmimin.. Abuzim totalisht, të gjitha firmat që veprojnë në Kosovë, kanë gjetur livadhe dhe po i kullotin”, tha ai.

Edhe qytetari Nezir Haxholli u shpreh se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për shumë familje, sidomos për pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta.

“Nuk janë askund në përputhje me nene, nuk ka të ardhura, një pension 150 euro, çka të bëjmë me to, me rrymë me të gjitha po hypin. Jo të larta, por mbi kokë na kanë hypë, dikush e ndien shumë skamjen. Së pari benzina mbi 1.55 euro, prej benzinës e këndej të gjitha hypin. Ajo ka ndikuar, është numër një”, u shpreh Haxholli.

Sipas të dhënave zyrtare , në disa muaj të vitit 2025 inflacioni vjetor në Kosovë ka qenë rreth 4–5 për qind. Në tetor 2025 çmimet e konsumit ishin mesatarisht 5.1 për qind më të larta se në tetor 2024, ndërsa në nëntor 2025 rritja mesatare ishte rreth 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Produktet që u shtrenjtuan më së shumti gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë energjia elektrike deri rreth 15–20 për qind në disa periudha, frutat mbi 15–16 për qind, kafe, çaj dhe kakao rreth 13–17 për qind, mishi rreth 12–13 për qind si dhe qumështi, djathi dhe vezët mbi 7–10 për qind.

Ndërsa, në shkurt 2026 inflacioni vjetor arriti rreth 6 për qind, rritja mujore ishte rreth 0.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve që nga viti 2023./KP

Previous ArticleProvokon Koreja e Veriut, teston raketahedhës të fuqishëm
Next Article “Ta shohë sipas Kanunit…” Toni Bollati paralajmëron familjen e Rogertit pas debatit së tij me Selin!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.