Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulmohet baza italiane në Irak, goditje të reja në Iran, Izrael dhe në vendet e Gjirit Persik

Press Online12 Mars 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nuk ka të ndalur konflikti në Lindjen e Mesme.

Sulmet hakmarrëse të Iranit nuk goditën vetëm bazat amerikane në Emiratet e Bashkuara apo Kuvajt. Ministria e Mbrojtjes e Italisë tha se një raketë goditi një bazë italiane në qytetin e Erbil, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irak, gjatë natës. Fatkeqësisht kjo goditje nuk ka shkaktuar viktima.

Ndërkohë, shkëmbimi i sulmeve vijon mes Izrael dhe Iran në të gjithë Lindjen e Mesme. Goditjet izraelite ndaj Teheran nuk kanë ndalur, ndërsa edhe shtete të tjera të Gjirit kanë raportuar sulme, përfshirë një incident me dron në Dubai.

Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan gjithashtu sulme ajrore gjatë natës.

Sakaq, goditjet e ndërsjellta mes Izrael dhe Hezbollah kanë shkaktuar sërish viktima në Liban. Tetë persona janë vrarë dhe 31 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në bregdetin Ramlet al-Baida të Bejrut mëngjesin e kësaj të enjteje, sipas Ministrisë së Shëndetit Publik të Libanit.

Videot tregojnë makina të parkuara me xhama të thyer, disa ambulanca dhe dhjetëra njerëz të mbledhur në bregdetin e rrethuar me palma pas sulmit, i cili ndodhi në orën 1 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se infrastruktura kombëtare e vendit ishte nën sulm, përfshirë bankën më të vjetër, ndërsa ishte plot me punonjës, dhe u zotua për hakmarrje të mëtejshme.

Sulmet ndaj anijeve në Gjirin Persik janë intensifikuar. Autoritetet irakiane thanë se një person mbeti i vdekur dhe 38 të tjerë u shpëtuan pranë portit të Umm Qasr, në qytetin e Basra, ndërsa Omani ka shpëtuar 20 marinarë nga një anije me flamur tajlandez, disa prej të cilëve ishin plagosur.

Ndërsa përsa i përket çmimit ndërkombëtar të naftës Brent, ai është rritur mbi 100 dollarë për fuçi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Irani i ka vënë flakën dy anijeve cisternë në ujërat irakiane.

/vizionplus.tv

Previous ArticleSali: Integrimi evropian është projekt i përbashkët i shtetit dhe shoqërisë
Next Article ASH: Vendimi i djeshëm konfirmon urgjencën për Badenter në Gjykatën Kushtetuese

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.