Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE duhet të zgjerohet, Parlamenti Evropian paralajmëron për zonat gri gjeopolitike

Press Online12 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Parlamenti Evropian ka miratuar një dokument të ri për strategjinë e zgjerimit të Bashkimi Evropian, në të cilin theksohet se kostoja e moszgjerimit do të ishte më e madhe sesa pranimi i vendeve të reja në union, informon PressOnline.al

Sipas dokumentit të miratuar, zgjerimi i BE-së konsiderohet një përgjigje strategjike ndaj realitetit të ri gjeopolitik dhe një investim i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e unionit. Në raport paralajmërohet se mungesa e zgjerimit mund të krijojë “zona gri gjeopolitike”, të cilat do të ishin më të ekspozuara ndaj ndikimeve të huaja antagoniste. Për raportin votuan 385 eurodeputetë, 147 ishin kundër, ndërsa 98 abstenuan.

Autori i draft-dokumentit, eurodeputeti lituanez Petras Auštrevičius, theksoi se përballë sfidave aktuale duhet të përmirësohet modeli i integrimit në BE, në mënyrë që të pasqyrohen më mirë interesat e unionit dhe pritjet e vendeve kandidate.

Ai vlerësoi se zgjerimi duhet të ecë paralelisht me reformat e brendshme të BE-së për të ruajtur funksionimin e saj dhe për të përmirësuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë përdorimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar.

Në dokument theksohet se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2026, përkatësisht 2027. BE-ja inkurajohet të mbështesë këto synime nëse ato shoqërohen me reforma konkrete dhe t’i heqë pengesat që mund të ekzistojnë nga ana e saj, informon PressOnline.al

Raporti gjithashtu bën thirrje për hapjen sa më të shpejtë të klasterëve të negociatave me Ukraina dhe Moldavia.

Eurodeputetët theksojnë se anëtarësimi në BE duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë dhe se çdo vend kandidat duhet të vlerësohet individualisht, pa u trajtuar si pjesë e një pakete. Po ashtu, në raport theksohet se nuk mund të ketë shkurtore sa i përket respektimit të vlerave themelore të unionit.

Sipas dokumentit, sundimi i ligjit, reformat demokratike, liria e mediave, të drejtat e pakicave, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbeten në qendër të procesit të zgjerimit, së bashku me mbështetjen e qëndrueshme për shoqërinë civile.

Gjithashtu theksohet rëndësia e harmonizimit të vendeve kandidate me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, e cila konsiderohet tregues kyç i orientimit gjeostrategjik të tyre.

Në raport vërehet se prapa-hapi më shqetësues demokratik po ndodh në vendet e zgjerimit që kanë nivelin më të ulët të përputhjes me politikën evropiane të sanksioneve, si dhe në ato ku procesi i anëtarësimit është në stagnim.(PressOnline.al)

Previous ArticleReforma zgjedhore rikthen përplasjet politike në Shkup
Next Article Bozhinovska-Gordeeva: Efikasiteti i energjisë do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe shtetin

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.