Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor/Studim!

Press Online12 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sekretet mund të shkaktojnë shqetësim dhe ndjenja negative që ndikojnë thellësisht në mirëqenien tonë mendore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në “PsyArXiv”, por që ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë. Sipas studimit, problemi, nuk është vetë sekreti, por fakti që mendjet tona kthehen spontanisht tek ai, duke na “kujtuar” vazhdimisht se kemi diçka për të fshehur.

Në studim morën pjesë 240 vullnetarë, të rekrutuar bazuar në një kërkesë të vetme; të kishin të paktën një sekret. Mesatarisht, një person mbante nëntë sekrete, të vlerësuara si “mesatarisht të rëndësishme”. Më të zakonshmet ishin gënjeshtrat, pakënaqësia me pamjen fizike, problemet financiare, dëshirat romantike dhe sjellja seksuale.

Pjesëmarrësit mbajtën një ditar për dy javë, duke regjistruar frekuencën dhe modelin e mendimeve të tyre në lidhje me sekretet e tyre. Duke i krahasuar këto të dhëna me matje ditore në kohë reale, studiuesit zbuluan një detaj kundërintuitiv: njerëzit kanë tendencë të mendojnë për sekretet më shumë në mënyrë të pavetëdijshme sesa qëllimisht.

Zbulimi interesant është se në ditët kur vullnetarët mendonin qëllimisht për sekretet e tyre, ata shqetësoheshin më pak për to, ndonjëherë madje fantazonin për to me emocione pozitive. Anasjelltas, kur mendimi ndodhte spontanisht dhe në mënyrë ndërhyrëse, ai shkaktonte një rreth vicioz ankthi që ishte i vështirë për t’u thyer. Pasojat negative në mirëqenien emocionale, përfundojnë studiuesit, do të ishin rrjedhimisht rezultat i një cikli reagimesh të shkaktuar nga mendime obsesive rreth sekretit, në vend të përpjekjes aktive për ta mbajtur atë të fshehur nga të tjerët. Frekuenca me të cilën sekreti “troket” në vetëdijen tonë përcakton se sa shumë do të na dëmtojë.

Previous ArticleGreta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…
Next Article Policia nis hetimet për dhunimin e një gruaje në Rahovec, i dyshuari në arrati

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.