Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Qeveria i përgjigjet Osmanit: Kërkesa e juaj për gurin e Trepçes erdhi vetëm një ditë para udhëtimit

Press Online12 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria e Ekonomisë ka dalë me një reagim publik ndaj raportimeve në medie se kjo ministri i kishte refuzuar kërkesën e presidentes, Vjosa Osmani, për dhurimin e një minerali nga Muzeu Shtetëror i Mineraleve dhe Kristaleve “Trepça”.

Ata thonë se kërkesa nga Zyra e Presidentes u ka shkuar një ditë para se e para e shtetit të nisej për në udhëtimin zyrtar, dhe se, sipas Ministrisë së Ekonomisë, kërkesa ishte trajtuar me urgjencë, por koha ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën.

Ministria e Ekonomisë thekson se kërkesa nga Zyra e Presidentes për dhurimin e kristalit është pranuar më 16 shkurt 2026, përkatësisht një ditë para udhëtimit zyrtar të Presidentes të Republikës së Kosovës. Zyrtarët përgjegjës e kanë trajtuar me urgjencë kërkesën e zyrës së presidentes, por për shkak të procedurës ligjore dhe administrative, koha ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën”, thuhet në këtë reagim publik të Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje, ata kanë sqaruar se bazuar në legjislacionin përkatës, mineralet apo kristalet mund të dhurohen ose të shkëmbehen me institucionet homologe të shteteve të tjera, kur kjo u shërben interesave kombëtare dhe kur vlerat e tyre janë të barasvlefshme.

“Mineralet/kristalet që mund të dhurohen ose të shkëmbehen përcaktohen nga Komisioni Profesional, i cili themelohet me vendim të Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës. Dhurimi apo shkëmbimi mund të realizohet vetëm me vendim përfundimtar, pas rekomandimit të dhënë nga komisioni profesional. Rrjedhimisht, për përmbylljen e këtij procesi, afati kohor ka qenë tejet i shkurtër”, thuhet tutje në reagim.

Ministria e Ekonomisë shton se pretendimet që e lidhin këtë çështje me zhvillime politike apo me marrëdhënie ndërmjet institucioneve janë interpretime të njëanshme.

Kanë thënë se sipas kompetencave ligjore, mbetet e përkushtuar për trajtimin e çdo kërkese në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës, rregullat për menaxhimin e pasurisë publike si dhe parimin e transparencës./EO

Previous ArticleArrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?
Next Article 5 simptoma “të heshtura” të kancerit të vezoreve që gratë nuk duhet t’i injorojnë!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.