Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tërshëra për darkë, një gabim apo ide e mirë për dobësim?! Ja çfarë thonë ekspertët…

Press Online11 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tërshëra është e pasur me fibra dhe proteina, ndihmon tretjen dhe mund të jetë një zgjedhje e lehtë dhe e shëndetshme për mbrëmje, veçanërisht për ata që duan të kontrollojnë peshën. Tërshëra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme dhe më ushqyese. Zakonisht lidhet me mëngjesin dhe me dietat për dobësim, por lind pyetja nëse tërshëra është zgjedhje e mirë edhe për darkë. Tërshëra vjen nga drithi Avena sativa dhe është e pasur me fibra, veçanërisht me beta-glukan, që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL), stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson tretjen. Për këtë arsye nutricionistët e rekomandojnë shpesh si një nga zgjedhjet më të mira për mëngjes.

Sipas ekspertëve tërshëra është e pasur me fibra të tretshme që ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në mbështetjen e shëndetit të zemrës. Qullja e tërshërës, e përgatitur me ujë ose qumësht, jep ndjenjë të gjatë ngopjeje sepse fibrat thithin ujë dhe treten më ngadalë. Kjo ndihmon në shmangien e urisë mes vakteve dhe në ruajtjen e energjisë gjatë ditës.

A është tërshëra e mirë për darkë

Përgjigjja e shkurtër është: po. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe përmbajtjes së ulët të yndyrës, tërshëra mund të jetë një darkë e lehtë dhe e shëndetshme. Ajo ndihmon në tretje, zvogëlon urinë e mbrëmjes dhe nuk rëndon stomakun para gjumit. Ekspertët theksojnë se tërshëra mund të konsumohet në çdo kohë të ditës. Madje ajo nxit prodhimin e serotoninës, hormon që ndikon në humorin dhe gjumin më të qetë. Kujdes duhet vetëm për personat me intolerancë ndaj glutenit, sepse gjatë përpunimit industrial mund të ndodhë kontaminim me grurë.

Si të konsumoni tërshërën për darkë

Qullja e tërshërës nuk është mënyra e vetme për ta konsumuar. Ajo mund të shtohet edhe në sallata me perime dhe vezë, duke krijuar një vakt të pasur me proteina dhe shumë të ngopshëm. Gjithashtu mund të shërbejë si alternativë e shëndetshme ndaj orizit ose makaronave, duke u kombinuar me perime apo mish të gatuar ngadalë. Për vlera ushqyese edhe më të larta mund të shtoni fara chia. Falë fibrave, proteinave dhe përmbajtjes së ulët të yndyrës, tërshëra është zgjedhje e mirë edhe për darkë, veçanërisht për ata që duan një vakt të lehtë dhe të shëndetshëm para gjumit.

Previous ArticleProkuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit, dyshohet për disa vepra penale
Next Article Champions League/ Leverkusen-Arsenal, mbyllet në barazim 1-1 sfida e parë! Një ish ju prish festën gjermanëve në fund

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.