Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Komentet e PDK-së për seancën e zgjedhjes së presidentit: Pjesëmarrja në seancë s’mund të imponohet

Press Online11 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës pretendojnë se pjesëmarrja në një seancë parlamentare apo në një votim në Kuvend është pjesë e ushtrimit të lirë të mandatit parlamentar të deputetit dhe nuk mund të imponohet përmes ndonjë detyrimi kushtetues apo përmes ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Ky pretendim është shprehur përmes komenteve që grupi parlamentar i kësaj partie i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese në rastin e ngritur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe 10 deputetë të tjerë, lidhur me çështjen e vlerësimit të kushtetutshmërisë për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe mungesën e kuorumit në seancën e mbajtur më 05.03.2026.

Të përfaqësuar nga Përparim Gruda, deputetët e PDK-së vlerësojnë se kërkesa e parashtruar nga kryetarja e Kuvendit dhe deputetë e tjerë, është juridikisht e pabazuar dhe si e tillë duhet “të shpallet e papranueshme.”

Në komentet e PDK-së të dorëzuara në Gjykatë bëhet e ditur se Haxhiu dhe të tjerët kanë kërkuar që të vendoset një masë e përkohshme për pezullimin e afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

“Parashtruesit pretendojnë se mosprania e disa deputetëve në seancën për zgjedhjen e Presidentit përbën shkelje të Kushtetutës dhe kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të konstatojë detyrimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim dhe për të mos penguar krijimin e kuorumit”, shpjegohet në komentet e PDK-së, të cilat Kallxo.com i ka siguruar nga një deputet i kësaj partie.

Pretendimet e parashtruesve të kërkesës, PDK i cilëson si të pambështetura juridikisht pasi “Gjykata nuk mundet t’i detyrojë deputetët të veprojnë në mënyrë të caktuar në ushtrimin e funksionit parlamentar”.

“Kushtetuta në nenin 70 përcakton se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe e ushtrojnë mandatin e tyre në mënyrë të lirë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Nga kjo dispozitë rrjedh parimi themelor i mandatit të lirë parlamentar, sipas të cilit deputeti nuk mund të detyrohet juridikisht të veprojë në një mënyrë të caktuar në ushtrimin e funksionit të tij parlamentar”– thuhet në komentet e PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

PDK ka përfshirë në komente edhe opinionin e Komisionit të Venecias mbi një amendament të Kushtetutës rumune ku ishte propozuar që t’u merret mandati deputetëve të cilët nuk qëndrojnë në seanca.

“Komisioni i Venecias, në Opinionin CDL-AD(2002)012, duke analizuar një amendament të propozuar në Kushtetutën rumune, i cili parashihte që në rast se deputetët mungojnë në seanca t’u merret mandati, ka deklaruar: ‘Hapi i mëtejshëm për të parashikuar largimin nga detyra është qartazi i tepruar dhe madje i pazbatueshëm. Sanksioni i vetëm legjitim që mund të pësojë një përfaqësues i zgjedhur duhet të vijë nga elektorati. Është elektorati ai që mund të mos e rizgjedhë anëtarin pas përfundimit të mandatit, nëse ai nuk e ka ushtruar me ndërgjegje detyrën e tij. Në një demokraci, përfaqësuesit e zgjedhur kanë autonomi në mënyrën se si e ushtrojnë mandatin e tyre. Veprimi politik mund të ndjekë rrugë të ndryshme dhe pjesëmarrja në seanca nuk është forma e vetme e veprimit politik.” Po ashtu, në Opinionin CDL-AD(2024)040, Komisioni i Venecias ka deklaruar se: “(…) nuk mund të ketë asnjë përjashtim nga parimi themelor i demokracisë përfaqësuese, sipas të cilit mandati politik i deputetëve është i lirë dhe i parevokueshëm, dhe deputetët nuk mund të detyrohen ligjërisht të votojnë në një mënyrë të caktuar”.

Bazuar mbi qëndrimet e Komisionit të Venecias, PDK thekson se pjesëmarrja apo mospjesëmarrja mbetet në vullnetin e deputetëve se ata e ushtrojnë mandatin dhe “nuk mund të shndërrohet në një detyrim kushtetues përmes interpretimit gjyqësor.”

Rrjedhimisht, deputetët e PDK-së e vlerësojnë “juridikisht të pabazuar” dhe “pa objekt” në përmbajtje kërkesën e Albulena Haxhiut dhe 10 deputetëve tjerë.

“Megjithatë, kërkesa për një masë të tillë është juridikisht e pabazuar, për arsye se ajo është paraqitur më 5 mars 2026, pikërisht në ditën kur ka përfunduar afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës sipas nenit 86 paragrafi 2 të Kushtetutës. Masa e përkohshme mund të ketë efekt vetëm ndaj një situate juridike që është ende në zhvillim dhe ndaj një afati që është ende në rrjedhje. Në rastin konkret, afati kushtetues kishte përfunduar në momentin e paraqitjes së kërkesës.”/kallxo

Previous ArticleMickoski: Nuk e njoh Nenad Saveskin, nga biografia vlerësuam se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer
Next Article 85% e pacientëve me dështim të veshkave trajtohen me hemodializë

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.