Çmimet e karburanteve në Shqipëri vazhdojnë të jenë dukshëm më të larta se në vendet e tjera të rajonit, duke rritur barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, përcjell INA.
Aktualisht një litër naftë në Shqipëri tregtohet rreth 200 lekë për litër (afro 2 euro). Në krahasim me vendet fqinje, diferenca është e konsiderueshme.
Në Maqedonia e Veriut, çmimet e fundit janë:
• Nafta: 85.50 denarë për litër (rreth 1.39 €)
• Benzina: 79 denarë për litër (rreth 1.28 €)
Edhe në vendet e tjera të rajonit çmimet janë më të ulëta:
• Kosova – rreth 1.40–1.60 € për litër naftë
• Mali i Zi – rreth 1.33 € për litër naftë
Diferenca bëhet edhe më e madhe kur çmimi krahasohet me të ardhurat e qytetarëve. Analizat tregojnë se një qytetar në Shqipëri duhet të shpenzojë mbi 7% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, përqindja më e lartë në Evropë.
Ekspertët theksojnë se një nga arsyet kryesore është niveli i lartë i taksave mbi karburantin. Rreth 60% e çmimit final përbëhet nga taksat, ku përfshihen akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH.
Po ashtu, në tregun shqiptar shpesh kritikohet fakti se çmimet rriten shumë shpejt kur shtrenjtohet nafta në bursat ndërkombëtare, ndërsa ulja reflektohet shumë më ngadalë, duke rritur fitimet e kompanive të importit dhe tregtimit të karburanteve.(INA)



