Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Von der Leyen: Zgjerimi është çështje e interesit të përbashkët evropian

Press Online10 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje e interesit të përbashkët evropian dhe se Unioni duhet të jetë i përgatitur për anëtarësime të reja kur të vijë koha. Mesazhi u dha gjatë konferencës vjetore të diplomatëve të BE-së në Bruksel.

Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më të qartë dhe më të fortë në politikën e jashtme, duke ngritur edhe çështjen nëse mënyra aktuale e vendimmarrjes në BE është në përputhje me ndryshimet e shpejta globale. Ajo shtroi dilemen nëse sistemi i bazuar në konsensus dhe kompromis mes vendeve anëtare është më shumë ndihmë apo pengesë për veprimin e shpejtë të Unionit.

Sipas saj, është thelbësore që BE-ja të përgatitet që tani për afrimin e vendeve të rajonit dhe të Evropës Lindore me Unionin.

“Ka pasur shumë debate për mënyrën se si do ta realizojmë në kohë procesin e zgjerimit të bazuar në merita. Por është me rëndësi të madhe që të përgatitemi duke afruar më pranë Bashkimit Evropian vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën. Zgjerimi nuk është çështje ideologjie, por interes dhe siguri e përbashkët evropiane. Ne duhet të jemi gati të veprojmë kur të vijë momenti”, deklaroi Von der Leyen, përcjell PressOnline.al

Edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, kërkoi përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se pranimi i anëtarëve të rinj është një zgjedhje gjeopolitike për BE-në.

Sipas saj, zgjerimi përbën një kundërpeshë ndaj imperializmit rus dhe dëshmi se projekti më ambicioz multilateral në histori – Bashkimi Evropian – mbetet i qëndrueshëm.

“Procesi duhet të mbetet i bazuar në merita, por në rrethanat aktuale duhet ta rrisim ritmin. Zgjerimi është zgjedhje gjeopolitike dhe qytetarët tanë duket se e kuptojnë këtë. Të dhënat e Eurobarometrit tregojnë se mbështetja për zgjerimin është më e madhe sesa shqetësimet për çështje si migrimi i pakontrolluar. Detyra jonë është të vazhdojmë ta shpjegojmë rëndësinë e këtij procesi”, tha Kallas, përcjell PressOnline.al

Ndërkohë, ideja për pranimin e shpejtë të Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE pa të drejtë vote u refuzua javën e kaluar nga katër shtete anëtare të Unionit.

Sipas mediave në Bruksel, përfshirë Politico Europe, ambasadorëve të vendeve anëtare u janë paraqitur katër opsione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Në këtë debat është përfshirë edhe rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një artikull të përbashkët për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, propozuan që vendet e rajonit të integrohen më shpejt në Tregun e Vetëm Evropian dhe në zonën Shengen.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ende nuk ka zbuluar se cila nga opsionet që po diskutohen në Bruksel dhe në rajon do të ishte më e pranueshme për Shkupin.(PressOnline.al)

Previous ArticleShtetasit e RMV-së në Bahrein të mërkurën do të kthehen në vend
Next Article Paul McCartney zbulon deklaratën e papritur të Yoko Ono! “Ajo mendonte se John Lennon mund të ishte…”

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.