Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Paul McCartney zbulon deklaratën e papritur të Yoko Ono! “Ajo mendonte se John Lennon mund të ishte…”

Press Online10 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Legjenda e muzikës Paul McCartney ka zbuluar një deklaratë surprizuese që, sipas tij, ia kishte thënë dikur Yoko Ono për bashkëshortin e saj, ikonën e muzikës John Lennon.

Në një intervistë për revistën Vanity Fair, të realizuar në vitin 2015 dhe të publikuar së fundmi në kuadër të dokumentarit Man on the Run, McCartney tregoi se Ono e kishte telefonuar pak kohë pas vdekjes së Lennonit.

Sipas tij, ajo i kishte thënë:

E di, mendoj se John mund të ketë qenë homoseksual


McCartney u shpreh se nuk ishte dakord me këtë ide dhe se gjatë kohës që kishin kaluar bashkë në vitet ’60 nuk kishte parë asgjë që do ta mbështeste një teori të tillë.

Unë i thashë se nuk jam i sigurt për këtë. Kur e njihja unë, nuk më dukej kështu. Ne kalonim shumë kohë bashkë dhe nuk kishte asnjë shenjë apo gjest që ta tregonte këtë

-u shpreh ai.

John Lennon dhe Yoko Ono u martuan në mars të vitit 1969 dhe qëndruan bashkë deri në vdekjen tragjike të Lennonit më 8 dhjetor 1980, kur ai u vra në New York City nga një fans i fiksuar, Mark David Chapman.

Çifti kishte një djalë së bashku, Sean Ono Lennon, i lindur në vitin 1975. Lennon kishte gjithashtu një tjetër djalë, Julian Lennon, nga martesa e tij e parë me Cynthia Lennon.

Në intervistë, Paul McCartney foli edhe për dokumentarin e tij të ri në Prime Video, i cili ndjek jetën dhe karrierën e tij pas shpërbërjes së grupit legjendar The Beatles.

Ai pranoi gjithashtu se gjatë viteve kishte dëgjuar kritika që e fajësonin për ndarjen e grupit dhe se në një moment kishte filluar t’i besonte edhe vetë këtyre komenteve.

Sa herë që dëgjoja dikë që më kritikonte duke thënë se e prisha grupin, ndonjëherë edhe unë filloja ta besoja

-tha ai.

Previous ArticleVon der Leyen: Zgjerimi është çështje e interesit të përbashkët evropian
Next Article Halil Geci paraqitet në Polici pas deklaratave për Vjosa Osmanin?

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.