Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Harry Styles shihet në një takim romantik me Zoë Kravitz në New York!

Press Online10 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Harry Styles dhe partnerja e tij, aktorja Zoë Kravitz, u panë duke shijuar një drekë romantike në klubin privat Chez Margaux në New York City të hënën.

Këngëtari britanik, 32 vjeç, i cili ndodhet në qytet pas paraqitjes së tij surprizë në “Saturday Night Live” javën e kaluar dhe përpara se të drejtojë një episod të ardhshëm të emisionit, u përpoq të kalonte pa u vënë re.

Ai u shfaq me një stil casual, i veshur me një pallto blu të errët mbi një hoodie dhe xhinse, ndërsa mbante syze dielli për të fshehur pjesërisht fytyrën.

Ndërkohë, aktorja 37-vjeçare Zoë Kravitz, e njohur për rolin e saj në filmin “The Batman”, kishte veshur një pallto të gjatë të zezë prej leshi mbi një fustan krem të gjatë.

Ajo gjithashtu mbante syze dielli dhe një kapele bejsbolli, ndërsa kishte me vete një çantë prej kashte.

Çifti mbërriti në restorant me një SUV me shofer dhe u futën shpejt në ambientet e lokalit luksoz.

Romanca e tyre u përfol për herë të parë në gusht të vitit 2025, kur u panë së bashku për herë të parë në publik. Më vonë, në shtator, dyshja u fotografua edhe me babanë e aktores, muzikantin legjendar Lenny Kravitz, duke shtuar spekulimet se lidhja e tyre po bëhej gjithnjë e më serioze.

Në një intervistë të fundit në Apple Music, në emisionin “The Zane Lowe Show”, Harry Styles foli hapur për jetën e tij personale dhe dëshirën për të krijuar familje.

Ai tregoi se mori një pauzë trevjeçare nga muzika pasi përfundoi turneun e madh “Love On Tour” në vitin 2023, i cili përfshiu 169 koncerte në dy vite.

Sipas këngëtarit, fama shpesh mund të jetë e vetmuar dhe ai kishte nevojë të reflektonte për atë që dëshironte nga jeta.

Do të doja të jem i përmbushur dhe të kem marrëdhënie të mira me njerëzit. Dua miqësi të forta dhe një familje. Për këtë duhet të krijosh hapësirë në jetën tënde

-u shpreh ai.

Këngëtari theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të ndërtosh një të ardhme me personin e duhur, duke shtuar se partneri i duhur mund të të ndihmojë të bëhesh një version më i mirë i vetes.

Previous ArticleBashkimi Evropian nis ndihmat humanitare për Libanin
Next Article Në UBT inaugurohet “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, me përkrahjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.