Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Në UBT inaugurohet “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, me përkrahjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë

Press Online10 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan u inaugurua “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet UBT-së dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në këtë ngjarje morën pjesë Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorë dhe studentë.

Përveç inaugurimit të këndit të librave, ku UBT ka përfituar donacione të literaturës bashkëkohore, gjatë ceremonisë u bë edhe certifikimi i pjesëmarrësve të kursit të gjuhës italiane në UBT, si dhe ndarja e certifikatave për studentët që përfunduan me sukses certifikimin ndërkombëtar të gjuhës italiane CELI.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se krijimi i këtij këndi është një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ofrimit të mundësive të reja për studentët.

“UBT ka ndërtuar ndër vite një rrjet të gjerë bashkëpunimi me institucione dhe projekte evropiane. Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona për të krijuar më shumë mundësi për studentët dhe studiuesit tanë. ‘Italian Corner’ do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në gjuhën dhe kulturën italiane, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja akademike dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se UBT synon të vazhdojë të zhvillojë projekte të përbashkëta me institucione italiane, duke e konsideruar këtë bashkëpunim një mundësi të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me UBT-në dhe rëndësinë që ka promovimi i gjuhës dhe kulturës italiane në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam sot këtu në UBT. Bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës së Italisë dhe UBT-së është shumë i mirë dhe ky projekt është një dëshmi konkrete e kësaj marrëdhënieje. Përmes këtij këndi të librave synojmë të promovojmë gjuhën italiane, kulturën dhe lidhjet akademike ndërmjet Italisë dhe Kosovës”, tha Ambasadori Antonini.

Ai shtoi se iniciativa të tilla krijojnë mundësi të reja për studentët kosovarë që të njihen më nga afër me kulturën italiane dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Inaugurimi i ‘Italian Corner’ shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve akademike, kulturore dhe institucionale ndërmjet UBT-së dhe Italisë, duke krijuar hapësira të reja për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe angazhim të studentëve.

Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë nga afër këndin e librave në Bibliotekën e UBT-së, i cili do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për studentët dhe studiuesit që duan të mësojnë dhe të hulumtojnë më shumë rreth gjuhës, letërsisë dhe kulturës italiane.

 

Previous ArticleHarry Styles shihet në një takim romantik me Zoë Kravitz në New York!
Next Article Tjetër raketë iraniane drejt Turqisë, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.