Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Liga dha dritën jeshile për transferimin e Messit te Barcelona”/ Tebas hedh poshtë pretendimet e Xavit: Nuk e miratuam kurrë!

Press Online9 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i LaLiga, Javier Tebas, ka hedhur poshtë deklaratat e ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernández, lidhur me përpjekjen për rikthimin e Lionel Messi në klub në vitin 2023.

Në një intervistë për emisionin Estudio Estadio në Televisión Española, Tebas deklaroi se liga nuk kishte autorizuar asnjë operacion për transferimin e argjentinasit dhe mohoi se kishte dhënë ndonjë miratim financiar për marrëveshjen.

“Nuk është e vërtetë. LaLiga nuk autorizoi asgjë dhe nuk kishte asnjë miratim për një operacion të tillë”, theksoi ai.

Reagimi i Tebas vjen pasi Xavi, në një intervistë të fundit për gazetën La Vanguardia, kishte pohuar se rikthimi i Messit në Barcelonë ishte shumë pranë realizimit gjatë kohës kur ai drejtonte ekipin.

Sipas tij, pas përfundimit të Botërorit të Katarit, ai kishte kontaktuar personalisht me Messin dhe të dy kishin diskutuar për disa muaj rreth një rikthimi të mundshëm në “Camp Nou”. Xavi shpjegoi se lojtari ishte i gatshëm të rikthehej dhe se bisedimet kishin vazhduar deri në mars të vitit 2023.

LEXO EDHE: Mançester Siti në telashe, Pep Guardiola e “braktis” në momentin delikat!

Në të njëjtin rrëfim, ish-trajneri i Barcelonës tha se klubi kishte marrë edhe një “dritë jeshile nga LaLiga”, ndërsa negocionte kontratën me Jorge Messi, babai dhe agjenti i futbollistit.

Megjithatë, Tebas e kundërshtoi kategorikisht këtë version të ngjarjeve, duke theksuar se organizata që ai drejton nuk kishte dhënë kurrë miratim për një transferim të tillë.

Xavi, në intervistën e tij, kishte treguar gjithashtu se marrëveshja u ndal nga presidenti i klubit, Joan Laporta, kur negociatat ishin tashmë në zhvillim.

LEXO EDHE: Formula 1/ Mercedes dominon Australinë, Russell fiton garën e parë të sezonit, strategjia i kushton triumfin Ferrarit

 

 

Previous ArticleQeveria: Vendimi i Kushtetueses hap rrugë për shqyrtim të plotë të çështjes në përputhje me rendin kushtetues
Next Article Presidenti Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.