Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Haxhi Abdyli “tradhëton” Kurtin dhe rreshtohet me Vjosa Osmanin, reagojnë nga lista “Guxo”

Press Online9 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në Lista Guxo, duke shprehur mbështetje për presidenten Vjosa Osmani.

Në reagimin e tij publik, Avdyli ka dënuar ashpër sulmet dhe linçimet ndaj Osmanit, përfshirë edhe kërcënimet dhe manipulimet me inteligjencë artificiale, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për diskursin politik.

Ai theksoi se nuk mund të identifikohet me një fushatë të tillë denigruese dhe se dorëheqja e tij vjen si shenjë proteste ndaj gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë në politikë.

Avdyli u bëri thirrje aktorëve politikë që të ndalin gjuhën e urrejtjes dhe të promovojnë respekt e mirëkuptim, duke theksuar se e ardhmja e Republikës së Kosovës duhet të jetë mbi çdo ndarje politike.

Bashkëkryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se e pranon dorëheqjen e Haxhi Avdylit nga kjo parti, duke shtuar se askush nga ky subjekt politik nuk përfshihet në linçime ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ka parë dorëheqjen e Avdylit në media dhe rrjete sociale.

“Kryesia e Partisë Guxo e pranon këtë dorëheqje dhe e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme. Në të njëjtën kohë, në emër të anëtarësisë dhe perkrahësve, Partia Guxo e falenderon deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët të derikëtushëm si dhe kontributin që ka dhënë për Partinë Guxo”, ka shkruar ajo në Facebook.(INA)

Previous ArticleSekreti i trupit perfekt të Kim Kardashian? Një teknikë e veçantë që krijon iluzionin e…
Next Article Ndahet nga jeta ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, pësoi arrest kardiak në aeroport

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.