Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shkenca zbulon arsyen surprizuese! Pse gratë e përjetojnë dhimbjen më gjatë se burrat?

Press Online7 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prej kohësh, studiuesit që analizojnë dhimbjen kronike kanë vënë re një fenomen interesant: pas të njëjtave dëmtime, gratë shpesh përjetojnë dhimbje për një periudhë më të gjatë, ndërsa burrat priren të rikuperohen më shpejt.

Në të kaluarën, disa mjekë i kanë minimizuar këto dallime duke sugjeruar se gratë mund ta ekzagjerojnë dhimbjen. Megjithatë, kërkimet e fundit tregojnë se bëhet fjalë për një ndryshim real biologjik.

Një studim i publikuar në Science Immunology sugjeron se sistemi imunitar i burrave mund të ketë një mekanizëm më efikas për të “fikur” sinjalet e dhimbjes. Sipas studiuesve, kjo mund të lidhet me nivelet më të larta të hormonit Testosteron.

Analizat treguan se burrat prodhojnë më shumë Interleukin-10, një molekulë që ndihmon në ndalimin e sinjaleve të dhimbjes që dërgohen drejt trurit.

Eksperimente të kryera edhe me minj konfirmuan të njëjtin model: meshkujt u rikuperuan më shpejt pas inflamacionit, ndërhyrjeve kirurgjikale dhe situatave të stresit fizik apo emocional.

Sipas Geoffroy Laumet nga Michigan State University, ky fenomen është i lidhur drejtpërdrejt me mekanizmat e qelizave imunitare dhe nuk është thjesht një perceptim psikologjik.

Ndërsa studiuesja Ann Gregus nga Virginia Tech thekson se këto gjetje tregojnë se dhimbja e grave duhet të merret shumë më seriozisht, pasi shpesh ato mësojnë ta fshehin për shkak të paragjykimeve.

Rezultatet e këtij studimi mund të hapin rrugën për trajtime të reja të personalizuara për gratë me dhimbje kronike, përfshirë edhe përdorimin e terapive si ngjitëset me testosteron, të cilat mund të kenë më pak efekte anësore sesa disa medikamente aktuale.

Studiuesit besojnë se ky është një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të dallimeve gjinore në dhimbje dhe drejt zhvillimit të trajtimeve më efektive për të gjithë pacientët.

Previous ArticleFA Cup/ Ndeshja e dytë pas 97 vitesh, Arsenali fiton 1-2 me vështirësi në fushën e Mansfield dhe kalon në fazën çerekfinale!
Next Article Lufta në Lindjen e Mesme, bisedë telefonike mes Starmer dhe Erdogan

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.