Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

FA Cup/ Ndeshja e dytë pas 97 vitesh, Arsenali fiton 1-2 me vështirësi në fushën e Mansfield dhe kalon në fazën çerekfinale!

Press Online7 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Arsenali i është bashkuar Liverpoolit duke u bërë dy nga skuadrat e para që kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të FA Cup, kompeticionit më të vjetër në botë i cili këtë vit po zhvillon edicionin e 145-të.

Në stadiumin ‘One Call’ këtë të shtunë vendasit e Mansfield (Kategoria e Tretë) u mposhtën 1-2 nga Arsenali. Miqtë vuajtën në një ndeshje shumë të luftuar dhe historike. 97 vite nga ndeshja e parë mes tyre (12 janar 1929), Arsenali ia del sërish të fitojë dhe të eliminojë Mansfield nga FA Cup.

Skuadra nga Londra e nisi ndeshjen më mirë, paçka se Mikel Arteta kishte bërë disa lëvizje në formacion. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 41-të ishte Noni Madueke që kaloi në epërsi Arsenalin, pas pasimit të Martinellit.

Nisja e pjesës së dytë i pa vendasit më të vendosur dhe në minutën e 50-të rezultati u barazua në 1-1, me autorin e golit Will Evans që çoi peshë stadiumin e tejmbushur. Miqtë e Arsenalit ‘u shkundën’ dhe hodhën shikimin drejt sulmit duke gjetur golin e fitores në minutën e 66-të me Eberechi Eze. Sulmuesi mori një pasim nga Norgaard, bëri dy driblime në hyrje të zonës dhe lëshoi një ‘predhë’ me të djathtën duke e ndalur topin pas krahëve të portierit Roberts.

LEXO EDHE: Formula 1/ Mercedes dominon provat zyrtare në Australi, Russell në pole position!

Ndeshja e sotme mes këtyre dy skuadrave ishte e dyta në histori. Takimi i parë u luajt 97 vite më parë, konkretisht më 12 janar 1929 në fazën e katërt të FA Cup dhe fitohej 0-2 nga Arsenali me golat e Harold Peel dhe David Jack.

Tanimë Arsenali pret kompletimin e ndeshjeve të fazës së 1/8 dhe shortin për të mësuar rivalin e fazës çerekfinale.

LEXO EDHE: Dy gola nga Vedat Muriqi në Spanjë, shënon për herë të 18-të këtë sezon!

Previous ArticleArrestohet një i dyshuar dhe sekuestrohen mbi pesë kg substanca narkotike
Next Article Shkenca zbulon arsyen surprizuese! Pse gratë e përjetojnë dhimbjen më gjatë se burrat?

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.