Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Toshkovski: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit zhvillohet pa selektivitet

Press Online7 Mars 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit po zhvillohet pa selektivitet – institucionet veprojnë në bazë të provave dhe ligjit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai gjatë një paraqitjeje në emisionin “Shou i natës me Bogdan Ilievski” në Televizionin Alfa, iu referua disa çështjeve aktuale të sigurisë, me ç’rast theksoi vendosmërinë e institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nevojën e respektimit konsekuent të sundimit të ligjit.

Toshkovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht punon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e mekanizmave për zbulimin dhe parandalimin e krimit, ndërsa çdo rast procedohet në bazë të provave dhe në bashkërendim me prokuroritë kompetente dhe institucionet e tjera.

“Qëllimi ynë është që institucionet të funksionojnë në mënyrë profesionale, transparente dhe pa dallime. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk guxon të varet nga interesat personale apo politike të askujt, por ekskluzivisht nga faktet dhe provat. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë”, theksoi Toshkovski.

Ministri potencoi se besimi i qytetarëve në institucione ndërtohet përmes rezultateve konkrete, veprimit konsekuent dhe mesazhit të qartë se askush nuk është mbi ligjin.

“Kur institucionet funksionojnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, qytetarët e njohin atë përkushtim. Detyra jonë është të tregojmë se sistemi funksionon, se çdo rast hetohet në mënyrë të thelluar dhe se askush nuk është i paprekshëm kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthehet besimi në institucione”, theksoi ministri.

Toshkovski shtoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik është një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa po ndërmerren aktivitete intensive për zbulimin e rrjeteve kriminale dhe procedimin e të gjitha personave të përfshirë.

“Punojmë në mënyrë sistematike, përmes bashkërendimit me prokuroritë, institucionet financiare dhe organet e tjera kompetente. Kjo luftë kërkon këmbëngulje, profesionalizëm dhe bashkëpunim të fortë institucional, sepse bëhet fjalë për raste komplekse që shpesh kanë edhe dimension ndërkombëtar”, theksoi ministri.

Duke iu referuar rastit të sekuestrimit të drogës në Serbi, Toshkovski theksoi se institucionet kompetente po punojnë aktivisht për përcaktimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet partnere nga rajoni dhe Evropa.

“Krimi transnacional kërkon bashkëpunim të fortë ndërkombëtar. Shkëmbimi i informacioneve dhe bashkërendimi me institucionet partnere nga rajoni dhe Evropa janë thelbësore për shkatërrimin e suksesshëm të rrjeteve kriminale dhe për konstatimin e së vërtetës së plotë për rastet e këtilla. Detyrimi ynë është që të konstatojmë tërë faktografinë dhe të veprojmë në përputhje me ligjin”, deklaroi Toshkovski.

Ministri theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të zhvillojë aktivitete për modernizimin e shërbimeve policore, përmirësimin e kapaciteteve operative dhe avancimin e mekanizmave hetimorë, me qëllim trajtimin më efikas të gjitha formave të krimit.

“Krimi modern po ndryshon dhe po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, prandaj institucionet duhet vazhdimisht të avancojnë kapacitetet e tyre, teknologjinë dhe metodologjinë e punës. Vetëm me institucione të forta, profesionale dhe moderne mund t’u kundërvihemi në mënyrë efikase këtyre dukurive”, theksoi Toshkovski.

Ai nënvizoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për krijimin e një shoqërie të sigurt në të cilën sundon ligji, ndërsa institucionet punojnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve.

“Detyrimi ynë është të sigurojmë një sistem që funksionon në mënyrë efikase dhe të drejtë. Qytetarët duhet të dinë se institucionet veprojnë, se çdo rast shqyrtohet me kujdes dhe se lufta kundër krimit zhvillohet në mënyrë konsekuente, profesionale dhe pa kompromise. Vetëm me një qasje të këtillë mund të ndërtojmë një shoqëri ku drejtësia është e barabartë për të gjithë”, theksoi ministri Toshkovski.

Previous ArticleShkupi kthehet në qendër universitare me kampusin e ri të UNT-së – 42 milionë euro investim
Next Article Ndërtimi i kampusit të UNT-së, Mickoski: Një investim strategjik për të ardhmen e arsimit të lartë në vend

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.