Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Qorolli: Presidentja Osmani s’mund ta shpallë dekretin e ri për datën e zgjedhjeve

Press Online7 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vigan Qorolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur në Debat Plus lidhur me dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se tani vendi ndodhet në një lloj moratoriumi, duke shtuar se edhe po të mos ekzistonte dekreti, nuk do të mund të vazhdohej seanca për zgjedhjen e presidentit.

“Me kërkesën e re për atakimin e dekretit të presidentes që do ta bëjmë në emër të 30 deputetëve të Kuvendit”, ka thënë ai.

“Kjo shënon një prej rasteve më flagrante të ndërhyrjes së pushtetit ‘presidencial’… Ne frikësohemi që presidentja nesër mund ta shpallë datën e re të zgjedhjeve”.

“Ajo nuk mund ta shpallë dekretin e ri për caktimin e datës së zgjedhjeve, sepse ka një lëndë tashmë aktive në Gjykatën Kushtetuese, ku ne kemi kërkuar masë të përkohshme”, tha ai.

Qorolli tutje ka thënë se presidentja e vendit ka bërë një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese.

“Presidentja sot ka bërë një prej akteve më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës, prej ekzistencës së Kushtetutës së prillit të vitit 2008 që e kemi ende sot në fuqi”.

“Përmes një dekreti që ne mendojmë që është i nxituar dhe arbitrar, ajo ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrën e funksionimit të organit legjislativ, ndërkohë që komentet e saj politike mbi dekretin e tejkalojnë çdo arsye dhe çdo racionalitet politik për mënyrën e lëshimit të dekretit”, ka thënë ai.

Previous ArticleSi Kate dhe William u takuan dhe u fejuan: Kujtime nga intervista e 2010-ës
Next Article Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.