Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Studim/Medikamentet për dobësim mund të ulin rrezikun e varësisë nga…

Press Online6 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një studim i ri ka zbuluar se disa prej medikamenteve më të përdorura për humbje peshe mund të kenë një efekt të papritur; uljen e varësisë nga alkooli dhe substanca të tjera narkotike. Sipas studimi të publikuar në revistën shkencore The BMJ, barnat e njohura si agonistë të receptorit GLP-1, që përdoren zakonisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të varësisë nga substanca si alkooli, nikotina, kanabisi, kokaina dhe opioidet.

Në kërkim morën pjesë më shumë se 600 mijë veteranë amerikanë me diabet të tipit 2, të cilët u ndoqën për rreth tre vite. Studiuesit krahasuan pacientët që përdornin barna GLP-1 me ata që merrnin trajtime të tjera për diabetin. Rezultatet treguan se personat që përdornin këto medikamente kishin 14% më pak gjasa të zhvillonin një çrregullim të ri të varësisë nga substancat, 31% më pak vizita emergjente në spital, 39% më pak raste mbidoze dhe deri në 50% rrezik më të ulët vdekjeje tek ata që tashmë kishin probleme me varësinë.

Shkencëtarët besojnë se këto medikamente ndikojnë në sistemin e shpërblimit të trurit, i cili lidhet me ndjenjën e kënaqësisë dhe dëshirës për substanca si alkooli apo droga. Duke modifikuar këto mekanizma biologjikë, barnat mund të reduktojnë dëshirën për konsum të këtyre substancave. Megjithatë, ekspertët theksojnë se studimi është observacional, që do të thotë se tregon lidhje mes përdorimit të barnave dhe uljes së varësisë, por nuk provon përfundimisht se këto medikamente janë shkaku i drejtpërdrejtë i këtij efekti. Për këtë arsye nevojiten prova klinike më të gjera për të konfirmuar rezultatet.

Barnat GLP-1, të përdorura gjithnjë e më shumë në botë për trajtimin e obezitetit, janë bërë të njohura kryesisht për efektin e tyre në uljen e oreksit dhe peshës trupore. Studiuesit tani po shqyrtojnë mundësinë që këto medikamente të kenë edhe përfitime të tjera shëndetësore, përfshirë trajtimin e varësive. Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se trajtimet ekzistuese për varësinë mbeten thelbësore dhe se këto barna nuk duhet të konsiderohen ende si një terapi e re standarde për këtë problem.

Previous Article“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare
Next Article Këngëtari i njohur shpreh dëshirën për t’u bërë baba: “Nuk dua të mbetem vetëm…”

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.